RMV, çerdhja e mbyllur dhe pa rrymë, kryetari i komunës dhe drejtoresha me akuza të ndërsjella
Çerdhja “Pranvera” në fshatin Dobërdoll të komunës së Vrapçishtit edhe sot ishte e mbyllur. Për shkak faturave të pa paguara objekti ka mbetur pa rrymë, me çka 40 fëmijë kanë qëndruar në shtëpi. Drejtoresha e çerdhes fajëson Komunën, raporton TV21. “Është problemi i njëjtë edhe dje edhe sot. Ne kemi dërguar kërkesë deri te komuna […]
![RMV, çerdhja e mbyllur dhe pa rrymë, kryetari i komunës dhe drejtoresha me akuza të ndërsjella](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2023/05/Hapesira-per-femije-ne-procesin-arsimor.-Foto-nga-Portalb.mk_.jpg?fit=1024%2C768&quality=89&ssl=1)
![Hapësira për fëmijë në procesin arsimor. Foto nga Portalb.mk](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2023/05/Hapesira-per-femije-ne-procesin-arsimor.-Foto-nga-Portalb.mk_.jpg)
Çerdhja “Pranvera” në fshatin Dobërdoll të komunës së Vrapçishtit edhe sot ishte e mbyllur. Për shkak faturave të pa paguara objekti ka mbetur pa rrymë, me çka 40 fëmijë kanë qëndruar në shtëpi. Drejtoresha e çerdhes fajëson Komunën, raporton TV21.
“Është problemi i njëjtë edhe dje edhe sot. Ne kemi dërguar kërkesë deri te komuna e Vrapçishit që ta lëshojnë rrymën dhe të fillojmë me punë”, tha Turqan Saliji, drejtoresha e çerdhes, e cila shtoi se “Ministria ka thënë që të dërgojmë kërkesë deri te komuna dhe ne e kemi dërguar”.
Kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, thotë se drejtoresha është e pa aftë dhe nuk di ta menaxhoj çerdhen.
“Duhet ta lexoj ligjin, që programi vjetor zbatohet nga drejtori dhe nga këshilli drejtues që e miraton këshilli drejtues, pastaj drejtori duhet ta miratoj. Në atë program ata është dashur të parashohin mjete edhe për rrymë edhe për rroga për punonjësit e brendshëm. Drejtoresha nuk e njeh vetën se ku gjendet, me keqardhje e them këtë, drejtoresha është viktimë e mos dijes”, deklaroi kryetari Isen Shabani.
Sipas Shabanit, kjo drejtoreshë është emëruar drejtpërdrejt nga Ministria e politikës sociale, ndërsa kjo e fundit ia ka marr kompetencat komunës. Ai paralajmëroi se do ta ndjek penalisht edhe ministrin dhe drejtoreshën.
“Ministri ka bërë një nga edukatoret drejtoresh. Unë mbrëmë pata mundësi që të ndjek prononcimin e saj dhe me keqardhje e them se drejtoresha është në mjegull dhe nuk e dinë se çka thotë se çka vepron dhe nuk e dinë përgjegjësinë ligjore çka e pret. Në fund të fundit unë si kryetar komunë, si përgjegjës, në bazë të detyrës zyrtare nga sot i drejtohem edhe ministrit të dëgjojë mirë, por edhe drejtoreshës që nuk ka të drejtë të ushtrojë detyrën e drejtoreshës. Nga nesër do ndiqen penalisht edhe ministri edhe drejtoresha”, shtoi kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani.
Disa herë tentuam të kontaktojmë ministrin e politikës sociale, Fatmir Limanin, por ishte i pa qasshëm.
Ndryshe, Komuna e Vrapçishtit më 31 janar ka reaguar ndaj Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë në lidhje me kompetencat e Kryetarit të Komunës së Vrapçishtit rreth funksionimit të çerdhes. Ata vlerësuan që kundërligjshëm MPSDR-ja i ka marrë kompetencat kryetarit Isen Shabani në lidhje me menaxhimin e institucionit parashkollor “Pranvera” në Vrapçsisht.
Nga ana tjetër, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë i hodhi poshtë në tërësi pohimet e kryetarit të komunës së Vrapçishtit, se kompetencat në pjesën e emërimit të ushtruesit të detyrës drejtor dhe drejtorit të institucionit parashkollor “Pranvera” – Vrapçisht, i janë hequr në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve.