Qeveria e Maqedonisë së Veriut i kufizoi marzhat në tregtinë me pakicë dhe me shumicë
Qeveria vendosi të kufizojë marzhat në tregtinë me pakicë për 10 përqind dhe me të njëjtën përqindje në tregtinë me shumicë. Kufizimi i marzhës do të zgjasë deri më 30 prill. Do të përfshihen produktet ushqimore bazë, detergjentet dhe ushqimi për fëmijë, raporton MIA. Zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva pasdite në konferencë për media tha […]
![Qeveria e Maqedonisë së Veriut i kufizoi marzhat në tregtinë me pakicë dhe me shumicë](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2025/01/Foto-3-6.png?fit=1024%2C579&quality=80&ssl=1)
![Supermarket. Foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2025/01/Foto-3-6.png)
Qeveria vendosi të kufizojë marzhat në tregtinë me pakicë për 10 përqind dhe me të njëjtën përqindje në tregtinë me shumicë. Kufizimi i marzhës do të zgjasë deri më 30 prill. Do të përfshihen produktet ushqimore bazë, detergjentet dhe ushqimi për fëmijë, raporton MIA.
Zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva pasdite në konferencë për media tha se një vendim i tillë është marrë në bazë të raportit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, i cili tregon se shitësit me pakicë kanë mbi 20 për qind marzh tek produktet ushqimore bazë dhe mbi 30 përqind marzha në produktet e higjienës personale. Tek importuesit dhe distributorët janë vendosur marzhe më të larta, të cilat shkojnë madje edhe deri 50 për qind.
“Qeveria e ngarkoi Ministrinë e Ekonomisë që të propozojë masën e ardhshme, Vendim për kufizimin e marzhës me 10 për qind në tregtinë me pakicë dhe 10 për qind në tregtinë me shumicë për produktet ushqimore bazë, të njëjtat 73 grupe produktesh që ishin në shportat e mëparshme, por, e njëjta të plotësohet edhe me produkte higjienike, si detergjentet, si dhe me ushqim për foshnja dhe produkte të tjera jo ushqimore, për të cilat është vërejtur një marzhë shumë e lartë, ndërsa janë pjesë e nevojave bazë të qytetarëve. Presim që të përfshihen mbi 100 grupe produktesh” tha Miteva.
Qeveria u rekomandon të gjitha marketeve të fillojnë procedurën për publikimin transparent të çmimeve të të gjitha produkteve dhe përditësimin e tyre në baza ditore.
Në seancën e sotme të Qeverisë është miratuar edhe Programi për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë, të cilin e udhëheqin personat të cilët i plotësojnë kushtet që në afat të kenë ulje të faturës së energjisë elektrike për energjinë e shfrytëzuar për një mijë denarë në afat prej 12 muajsh.
Ndryshe, VMRO- DPMNE dhe LSDM janë përplasur përmes njoftimeve në media se cila parti ka investuar më shumë të holla në rrjete sociale për t’u promovuar, në kohë kur qytetarët e thjeshtë e kanë problem esencial ta mbushin shportën elementare për mbijetesë. Qytetarët për këtë arsye kanë filluar fushatën për bojkotimin e marketeve.
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut çmimet e produkteve bazë janë në rritje e sipër. Ditë më pare nga Lidhja e Sindikatave në RMV porositën qeverinë se duhet të ndikojë te tregtarët që të ulin çmimet në vend. Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e çmimeve të produkteve bujqësore në dhjetor të vitit 2024, krahasuar me dhjetorin e vitit paraprak.
- LEXO: Partitë akuzohen kush ka harxhuar më shumë në rrjete sociale, derisa qytetarët vuajnë për rritjen e çmimeve të produkteve bazë
- LEXO: Vlerësimi për vitin ekonomik 2024 në RMV: Menaxhim i ri i financave publike, kredia hungareze, standardi i jetesës
- LEXO: ANALIZË: Ekonomia në vitin zgjedhor 2024, rritje e ngadaltë ekonomike, inflacion njëshifror, shpenzime populiste buxhetore
- LEXO: Sot qytetarët në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon bojkotojnë marketet për shkak të çmimeve të larta