Prokuroria e Shkupit nisi hetim ndaj tre dilerëve të drogës
Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nxjerrë urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj tre personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer vepër penale – Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 1 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. WNë periudhën kohore nga nëntori 2024 […]


Prokuroria Themelore Publike Shkup ka nxjerrë urdhëresë për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj tre personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer vepër penale – Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 1 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.
WNë periudhën kohore nga nëntori 2024 deri në mars 2025, të dyshuarit nga Shkupi të moshës 20, 26 dhe 21 vjeçare, si dhe persona të tjerë aktualisht të panjohur, së bashku, me qëllim të shitjes te ata dhe në disa lokacione nëpër Shkup, në bunkerë të improvizuar në komunën e Butelit, mbanin drogë dehëse marihuanë dhe amfetamin”, thonë nga Prokuroria.
Punonjësit e policisë gjatë tetë kontrolleve në lokacione të ndryshme gjetën mbi 800 gramë marijuanë, një sasi të vogël amfetamine dhe sende të tjera me gjurmë droge. Me ekspertizën e kryer të vijave papilare dhe materialit ADN të lëndës narkotike të fshehur të gjetur, janë konfirmuar gjurmët e të dyshuarve.
Për të tre, prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit, për shkak të rrezikut nga arratisja dhe mundësia e përsëritjes së veprës penale.