Në sallën e gjyqit po shfaqen incizime: Keshishov mbushi një shishe plastike me benzinë mëngjesin Vanja u rrëmbye
Në seancën e sotme gjyqësore për rastin e vrasjes së Pançe Zhezovskit dhe 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, ka vazhduar prezantimi i provave materiale nga Prokuroria. Në sallën e gjyqit për momentin po shfaqen pamjet që tregojnë lëvizjen e automjeteve “Citroen” me të cilat Vanja u rrëmbye para shtëpisë së saj, si dhe të “Renault Kangoo” në […]
Në seancën e sotme gjyqësore për rastin e vrasjes së Pançe Zhezovskit dhe 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, ka vazhduar prezantimi i provave materiale nga Prokuroria. Në sallën e gjyqit për momentin po shfaqen pamjet që tregojnë lëvizjen e automjeteve “Citroen” me të cilat Vanja u rrëmbye para shtëpisë së saj, si dhe të “Renault Kangoo” në të cilën sipas Prokurorisë i akuzuari Palevski ishte duke vozitur dhe i cili lëvizte para veturës në të cilën ndodhej vajza, transmeton Portalb.mk.
Prokurorja shpjegoi saktësisht se çfarë shihej në secilën prej regjistrimeve të paraqitura. Lidhur me CD-në e parë, në të cilën kishte disa incizime nga këndvështrime të ndryshme, tha se ishte nga dita e rrëmbimit të vajzës, në orët e hershme të mëngjesit dhe në të, i akuzuari Vllatko Keshishev, i veshur me xhaketë të zezë dhe me një kapele të zezë, po mbushte benzinë në shishe plastike.
“Në video shihet se si Vllatko Keshishev duke ecur në këmbë, me një shishe të madhe plastike, arrin në pombën e benzinës “Makpetrol” afër partisë politike “Desna” në stacionin hekurudhor, për të mbushur benzinë. Regjistrimi është i datës 27 nëntor 2023 (dita e rrëmbimit të Vanya) dhe në orën 5:26 të mëngjesit”, tha ajo.
Në CD-në e dytë, automjeti “Renault Kangoo” shihet duke lëvizur në Qendër dhe Aerodrom, duke u nisur nga përballë selisë së partisë “Desna” drejt Autokomandës.
Gjyqi është në vazhdim.
Seanca e fundit e procesit gjyqësor është mbajtur saktësisht një muaj më parë, pra më 20 dhjetor të vitit të kaluar, kur u prezantuan edhe provat materiale. Ato u prezantuan nga prokurorja Zhaklina Krstevska-Josifovska dhe asistentja e saj, ndërsa ajo që u dëgjua në sallën e gjyqit ishin konstatimet e dhimbshme dhe të frikshme, të cilat janë siguruar gjatë procedurës hetimore.
Prokurori, duke i përmendur me numër dhe duke sqaruar shkurt disa prej tyre, ka paraqitur rreth 180 prova materiale nga gjithsej 197. Pjesa tjetër duhet të prezantohet në seancën e sotme.
Ajo që u prezantua në seancën e 20 dhjetorit ka të bëjë me lokacionet ku janë gjetur viktimat, gjetjet e hetimeve të organeve hetimore, gjurmët e gjetura, gjetjet e autopsisë, raportet psikiatrike dhe një pjesë e komunikimit telefonik të të akuzuarve dhe vendndodhjen e telefonave të tyre gjatë ditëve kritike. Një pjesë e provave materiale të Prokurorisë të paraqitura deri më tani tregojnë se si Vanja ashtu edhe Pançe janë vrarë me plumba të të njëjtit kalibër 9 milimetra.
Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezovski nga Velesi u raportuan të zhdukur më 27 dhe 24 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa pak ditë më vonë, më 3 dhjetor, u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit.
Seanca e radhës në gjykim është caktuar për të premten, më 20 dhjetor, kur siç njoftoi sot gjyqtari Stefanovski do të prezantohen provat materiale.
Gjykimi për këtë rasti filloi më 20 shtator. Të dyshuar për këtë rast janë edhe Velibor Manev, Vlatko Keshishov, Ljupço Palevski-Palço dhe Aleksandar Gjorçevski, E mitura Vanja Gjorçevska, e cila ishte raportuar e zhdukur më 27 nëntor, u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur në afërsi të Velesit u gjet i vdekur edhe Pançe, me origjinë nga Velesi, i cili, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor. I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezovskit është Ljupço Palevski-Palço, i cili më 15 maj u ekstradua nga Turqia në vend, ku u gjet dhe u arrestua pas fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet maqedonase përmes Interpolit.