Prokuroria: Hetim për një kumanovar që mbante sasi të madhe armësh të ndaluara në afërsi të Haraçinës

Prokuroria Publike Themelore në Shkup ka lëshuar urdhër për hetim ndaj një 29-vjeçari nga Kumanova, i cili së bashku me persona të tjerë të panjohur kanë fshehur një sasi të madhe të armëve të zjarrit dhe municionit në një kanal pranë rrugës lokale në mes fshatrave Orllancë dhe Nikushtak, transmeton Portalb.mk. Siç bën të ditur […]

dhjetor 31, 2024 - 20:00
 0  6
Prokuroria: Hetim për një kumanovar që mbante sasi të madhe armësh të ndaluara në afërsi të Haraçinës
Në Haraçinë janë gjetur armë automatike dhe municione. Foto: MPB

Prokuroria Publike Themelore në Shkup ka lëshuar urdhër për hetim ndaj një 29-vjeçari nga Kumanova, i cili së bashku me persona të tjerë të panjohur kanë fshehur një sasi të madhe të armëve të zjarrit dhe municionit në një kanal pranë rrugës lokale në mes fshatrave Orllancë dhe Nikushtak, transmeton Portalb.mk.

Siç bën të ditur Prokuroria, më 18 dhjetor, policia ka gjetur një automatik, një duzinë automatiku, korniza dhe një numër të madh fishekësh, të cilat u ndalohen qytetarëve dhe që civilët nuk mund të marrin leje për posedimin e tyre.

“Me veprimet shtesë hetimore me urdhër të prokurorit publik janë zbuluar gjurmë materiale të cilat krijojnë dyshim të arsyeshëm se ky i dyshuar dhe disa persona të tjerë, në identifikimin e saktë të të cilëve po punohet, armën e kanë mbajtur në mënyrë të kundërligjshme në lokacionin e përmendur. Me këtë i dyshuari ka kryer vepër penale – Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve apo lëndëve shpërthyese nga neni 396 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3 të Kodit Penal. Prokurori publik i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, sepse ekziston rreziku i arratisjes, mundësia e ndikimit te dëshmitarët dhe rreziku i përsëritjes së veprës penale“, njofton Prokuroria Publike.

Vërtetim se ekziston rreziku që i dyshuari të përpiqet t’i shmanget ndjekjes penale është fakti se atij i është hequr liria më 29 dhjetor në pikën kufitare Bllacë e Poshtme, teksa ka tentuar të largohet nga vendi.

“Gjithashtu nga gjurmët materiale të siguruara rezulton se ai ka pasur bashkëpunëtorë, kështu që i dyshuari mund të ndikojë tek ata nëse mbrohet në liri. Gjykata e ka pranuar këtë arsyetim të prokurorisë dhe i ka caktuar të dyshuarit masën e paraburgim prej 30 ditësh”, thuhet në njoftim.

MPB, më datën 18.12.2024 rreth orës 01:30, zyrtarët policorë të Njësitit për shpërndarje të shpejtë dhe Njësitit për trafikim ilegal në SPB Shkup, në rrugën lokale nga fshati Orllancë në drejtim të fshatit Nikushtak në atarin e komunë së Haraçinës, njoftoi se janë gjetur një mitraloz, nëntë pushkë automatike, disa korniza automatike boshe dhe një rrip fishekësh, dy korniza automatike me fishekë, një kavanoz me municion, një çantë shpine dhe sende të tjera.