RMV, për një javë janë raportuar 221 raste me grip
Për një javë, pra nga data 23 deri më 29 dhjetor, në vend janë raportuar 221 raste të gripit apo sëmundjeve të ngjashme me gripin, që është 59 përqind më shumë krahasuar me një vit më parë, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), transmeton Portalb.mk. Shumica e të sëmurëve, ose 119 persona, janë nga mosha […]
Për një javë, pra nga data 23 deri më 29 dhjetor, në vend janë raportuar 221 raste të gripit apo sëmundjeve të ngjashme me gripin, që është 59 përqind më shumë krahasuar me një vit më parë, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), transmeton Portalb.mk.
Shumica e të sëmurëve, ose 119 persona, janë nga mosha 15 deri në 64 vjeç. Më së shumti raste janë raportuar në Dibër, Shkup, Gostivar dhe Kumanovë.
ISHP bën me dije se vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më efektive kundër kësaj sëmundjeje.
Deri në javën e kaluar, gjithsej 72,143 persona janë vaksinuar në vend me vaksinë falas ose komerciale kundër gripit.
Vaksinimi kundër gripit sezonal ka nisur që prej datës 21 tetor në vend.