Prokuroria kreu inspektim në vendin e shpërthimit në Shkup, ku u raportua se shënjestër ishte Rade Trajkovski-Shtekli

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer inspektim në vendngjarje në lagjen Qeramidnicë të Shkupit, ku raportohet se Rade Trajkovski-Shtekli është lënduar mëngjesin e sotëm nga shpërthimi i një mjeti në oborrin e shtëpisë së tij, transmeton Portalb.mk. “Po bëhen biseda me persona që mund të kenë njohuri të caktuara, ndërsa me urdhër […]

Nëntor 14, 2024 - 18:00
 0  4
Prokuroria kreu inspektim në vendin e shpërthimit në Shkup, ku u raportua se shënjestër ishte Rade Trajkovski-Shtekli

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer inspektim në vendngjarje në lagjen Qeramidnicë të Shkupit, ku raportohet se Rade Trajkovski-Shtekli është lënduar mëngjesin e sotëm nga shpërthimi i një mjeti në oborrin e shtëpisë së tij, transmeton Portalb.mk.

“Po bëhen biseda me persona që mund të kenë njohuri të caktuara, ndërsa me urdhër të prokurorit publik po sigurohen incizimet e video-mbikëqyrjeve të objekteve. Gjurmët e marra nga vendi do t’i nënshtrohen ekspertizës”, thonë nga Prokuroria.

Shpërthimi ndodhi në orët e para të mëngjesit. Mediat raportojnë se shënjestër e sulmit për të tretën herë ishte Rade Trajkovski-Steklit. Mjeti shpërthyes është hedhur në oborrin e shtëpisë së tij, pas çka ai ka marrë lëndime dhe është dërguar në spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për dhënien e ndihmës.

“Sot (14.11.2024) në orën 09:20 në SPB  Shkup është raportuar se në një oborr në lagjen Qeramidnica në Shkup është hedhur një mjet shpërthyes”, thonë nga MPB.

Shtëpia e Steklit është në fakt prapa qendrës tregtare East Gate, ku ai u shënjestrua dy herë.

Incidenti i fundit ndaj po të njëjtit person ndodhi në tetor të vitit të kaluar në QT “East Gate”, e që ishte i dyti brenda dy muajsh.

Më 25 gusht 2023, poashtu në garazhet e East Gate, pati të shtëna ndaj tridhjetë e nëntë vjeçarit R.T. nga Shkupi, por nuk kishte arritur ta godasë.

Më pas personat e maskuar që kishin qëlluar nga një automjet tip Audi me targa të huaja ishin larguar nga vendi i ngjarjes dhe automjeti u gjet në flakë në afërsi të liqenit të Treskës në drejtim të Gërçecit.

Incidentet janë seri e vrasjeve midis bandave kriminale në Shkup.