Prokuroria po e heton vdekjen e Sasho Kozhuharovit, dekan i Fakultetit Ekonomik të Universitetit Skopje

AUDIO LAJM duke përdorur intelegjencën artificiale Prokuroria Themelore Publike nga Kavadari po i heton arsyet për vdekjen e profesorit dhe dekanit të Fakultetit Ekonomik pranë Universitetit Skopje, Sasho Kozhuharov. Pa e The post Prokuroria po e heton vdekjen e Sasho Kozhuharovit, dekan i Fakultetit Ekonomik të Universitetit Skopje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 21, 2024 - 21:00
 0  3
Prokuroria po e heton vdekjen e Sasho Kozhuharovit, dekan i Fakultetit Ekonomik të Universitetit Skopje

AUDIO LAJM duke përdorur intelegjencën artificiale

Prokuroria Themelore Publike nga Kavadari po i heton arsyet për vdekjen e profesorit dhe dekanit të Fakultetit Ekonomik pranë Universitetit Skopje, Sasho Kozhuharov. Pa e kumtuar identitetin, nga Prokuroria informouan se trupi i një shkupjani 64-vjeçar është gjetur më 16 dhjetor në ujërat e “Cërna Reka” në territorin e Komunës Rosoman.

Personi është gjetur i pajetë në automobilin e tij, shkruan 360 Gradë, njofton Portalb.mk. Kjo është të njëjtën ditë kur edhe Universiteti i tij amë e kumtoi lajmin tragjik se e ka humbur jetën.

Sipas Prokurorisë, menjëherë pas ngjarjes është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes. Gjatë kontrollit të parë të trupit të të ndjerit, nuk janë konstatuar gjurmë të dukshme të dhunës, Është dhënë urdhër për autopsi, por rezultati ende po përgatitet dhe nuk është dorëzuar deri te Prokuroria. Janë urdhëruar edhe analiza plotësuese laboratorike.

Prokuroria heton edhe se nëse lëshimi i ujit nga diga mund të jetë shkak për vdekjen e shkupjanit.

Me qëllim të hetimit të ngjarjes, prokurori kompetent publik ka dhënë urdhër dhe kërkesa deri te operatorët celular për kontrollim të listingjeve dhe të të dhënave nga stacionet bazike për komunikim eventual telefonik. Njëherit, nga SHA ESM – Filiali HEC Tikvesh janë kërkuar informata se nëse në periudhën kohore të ngjarjes është kryer lëshim i ujit nga diga në hidrocentral dhe se nëse gjatë lëshimit të tillë është ngritur në nivel të rëndësishëm të ujit në Cërna Reka në lokacionin kritik.

Në bazë të gjithë këtyre analizave dhe informatave Prokuroria Themelore Publike Kavadar tërësisht do ta verifikojë ngjarjen.

The post Prokuroria po e heton vdekjen e Sasho Kozhuharovit, dekan i Fakultetit Ekonomik të Universitetit Skopje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .