VLEN: Në BDI nuk ka as barazi gjinore e as nëna e gra shqiptare që vlerësohen! Ka vetëm krim dhe korrupsion
Nga VLEN i janë kundërpërgjigjur reagimit të BDI-së në lidhje me fjalosjen mes deputetit Rijad Shaqiri dhe deputetes Ilire Dauti, përcjell TV21. Nga ky koalicion thonë se te integristët nuk ka barazi gjinore dhe gra shqiptare që vlerësohen. “Edhe këtë ironi e dëgjuam Ali Ahmeti që dikur shante 700 mijë nëna shqiptare tani po mbrojka […]
Nga VLEN i janë kundërpërgjigjur reagimit të BDI-së në lidhje me fjalosjen mes deputetit Rijad Shaqiri dhe deputetes Ilire Dauti, përcjell TV21. Nga ky koalicion thonë se te integristët nuk ka barazi gjinore dhe gra shqiptare që vlerësohen.
“Edhe këtë ironi e dëgjuam Ali Ahmeti që dikur shante 700 mijë nëna shqiptare tani po mbrojka barazinë gjinore. BDI-ja e Artan Grubit që eleminonte konkurrencën duke i “likuduar” gratë e zonja nga partia tani po luftojkan për barazi gjinore. Në BDI nuk ka as barazi gjinore, nuk ka as nëna e gra shqiptare që vlerësohen. Ka vetëm krim dhe korrupsion. Në këtë klan të quajtuar parti politike ka luftë për pozita, autokraci ekstreme, e më e keqja janë shërbëtorë të anti-shqiptarëve. Nuk mashtrohen gratë e nënat shqiptare sepse nuk i kanë harruar ofendimet që i keni bërë, nënat shqiptare kanë kujtesë të gjatë, i mbajnë mirë e gjatë kohë në mend përgjimet, kur Ali Ahmeti shante 700 mijë nëna shqiptare. Prandaj, heshtni mos flisni ju për barazi gjinore sepse nuk u ka hije. Kërkoni falje, pendohuni për të bëmat tuaja famëkeqe, e reformohuni”, thonë nga VLEN.