Prokuroria Speciale ngre aktakuzë në mungesë ndaj dy serbëve, dyshohen për krime lufte

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj dy serbëve. Të njëjtit dyshohen për krime të luftës në Kaçanik. Njoftimi i plotë: Aktakuzë në mungesë për krime lufte ndaj J.J dhe V.T Prishtinë, 30 Qershor – Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në mungesë kundër të pandehurve J.J dhe V.T për veprën penale “Krim i Luftës

qershor 30, 2025 - 13:00
 0  4
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë në mungesë ndaj dy serbëve, dyshohen për krime lufte
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë në mungesë ndaj dy serbëve, dyshohen për krime lufte

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë në mungesë ndaj dy serbëve, dyshohen për krime lufte

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj dy serbëve.

Të njëjtit dyshohen për krime të luftës në Kaçanik.

Njoftimi i plotë:

Aktakuzë në mungesë për krime lufte ndaj J.J dhe V.T

Prishtinë, 30 Qershor – Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në mungesë kundër të pandehurve J.J dhe V.T për veprën penale “Krim i Luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar sipas nenit 142 të Ligjit Penal të RSFJ-së, në fuqi gjatë kohës së kryerjes së veprës penale.

Të pandehurit J. J dhe V.T akuzohen për krime lufte gjatë periudhës 1998-1999 në fshatin Kaqanik i Vjetër, në komunën e Kaqanikut.

Sipas aktakuzës, të pandehurit në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, kanë kryer vrasjen e dy viktimave R.E dhe M.H.

Hetimet vërtetuan se gjatë kësaj periudhe J.J dhe V.T kanë rrahur, kanë shkaktuar maltretime fizike dhe psikike, dhe kanë plaçkitur pasurinë e luajtshme të të dëmtuarit Sh. D dhe viktimave, tani të ndjerëve M.H dhe R. E.

Në mbështetje të neneve 234 dhe 303 të Kodit të Procedurës Penale, Prokuroria Speciale, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që të mbajë gjykimin në mungesë për shkak se të pandehurit J.J dhe V.T janë të paarritshëm për organet e drejtësisë.

Prokuroria Speciale mbetet e përkushtuar në ndjekjen e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, për të siguruar drejtësi për viktimat dhe për t’i vënë para përgjegjësisë kryesit e këtyre veprave penale, në përputhje me standardet ndërkombëtare.