Pronat e BFI-së, akuza për ri-tjetërsim të padrejtë nga ana e shtetit!
Avokati i shtetit Bekim Emini sot takoi kreun e BFI-se Shaqir Fetahu pas ngritjes së problemit me pronat e BFI-së që deshiron tia tjetërsoj sërish shteti. Zyrat e avokatit të The post Pronat e BFI-së, akuza për ri-tjetërsim të padrejtë nga ana e shtetit! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Avokati i shtetit Bekim Emini sot takoi kreun e BFI-se Shaqir Fetahu pas ngritjes së problemit me pronat e BFI-së që deshiron tia tjetërsoj sërish shteti. Zyrat e avokatit të shtetit sot i vizitoi kreu i BFI-se Shaqir Fetahu.
Pas takimit Reis Ulema Shaqir Fetahu, për Klan Maqedoni nuk shpalosi detaje nga takimi por tha se tani janë në rrjedhe cështjen.
“Do na e bëni me shkrim, ne dje kërkuam takim, sot na pranoj menjëher, u informuam për çështjen jemi në rrjedha kaq” – tha Shaqir Fetahu.
Qëndrimi i Avokatit të shtetit Bekim Emini mbetet që të mbrohen interesant e shtetit i cili ditë më pare deklaroj që tanimë është procesuuar kërkesa e Ministrisë së Kulturës për tjetërsimin e pronave të BFI-së.
Sot ka reaguar edhe partia e Skender Rexhepit Levizja Populli e cila ka akuzuar qeverine se me këtë inicijative po tenton të prish edhe marrëdhëniet ndërfetare në vend.
“Fatkeqësisht, ashtu si shumicës jomaqedonase, edhe BFI- së iu kthye shumë pak nga prona e saj dhe madje me shumë vonesë.Pikërisht prona e rikthyer me të drejtë BFI-së para disa vitesh, sot është në shënjestër të Ministrisë së Kulturës, e cila ka ngritur kërkesë për marrjen e tre objekteve në Çarshinë e Shkupit – objekte të cilat tashmë janë rikthyer ligjërisht te BFI-ja. Ky veprim përbënshkelje të rëndë të së drejtës së pronës, të njohur jo vetëm nga ligjet e vendit, por edhe nga konventat ndërkombëtare. Për më tepër, ky akt thellon ndasitë ndëretnike dhendërfetare” – thonë nga Lëvizja Populli.
Ndryshe, asnjë zyrtar i VLEN-it deri tani nuk eshtë promoncuar per këtë problematik gjegjësishtë kërkesës së Ministrise se Kulturës që tia marrë BFI-se tri prona që më herët ish qeveria ia kishte ndarë të njetës. Kapan An-in Bezistenin dhebish Kino Napresokun ose tetarin e fëmijëve. Nga mediat vazhdon të fshihet edhe Zekirja Ibrahimi kuadër i të cilit është Avokati i Shtetit Emini i cili ka procesuuar lënden e Ministrisë së Kulturës edhe pse ka mundër të njejtën mos ta bej.
Ka reaguar edhe Lëvizja Populli. Kjo parti reagon ashpër ndaj skandalit të radhës të Qeverisë monoetnike – kërkesës së Ministrisë së Kulturës për marrjen e pronës së BFI-së në Çarshinë e Shkupit.
Prona e Bashkësisë Fetare Islame është dhuruar nga besimtarët muslimanë dhe është grumbulluar për shekuj me radhë nën institucionin pronësor Vakëf. Fatkeqësisht, para dhe gjatë komunizmit, Vakëfi ishte prona më e uzurpuar nga qeveritë e atëhershme.
Me ardhjen e sistemit pluralist, filloi edhe privatizimi apo rikthimi i pronave të uzurpuara pronarëve të tyre të vërtetë. Fatkeqësisht, ashtu si shumicës jomaqedonase, edhe BFI-së iu kthye shumë pak nga prona e saj dhe madje me shumë vonesë.
“Pikërisht prona e rikthyer me të drejtë BFI-së para disa vitesh, sot është në shënjestër të Ministrisë së Kulturës, e cila ka ngritur kërkesë për marrjen e tre objekteve në Çarshinë e Shkupit – objekte të cilat tashmë janë rikthyer ligjërisht te BFI-ja. Ky veprim përbën shkelje të rëndë të së drejtës së pronës, të njohur jo vetëm nga ligjet e vendit, por edhe nga konventat ndërkombëtare. Për më tepër, ky akt thellon ndasitë ndëretnike dhe ndërfetare. Kërkojmë urgjentisht që Ministria e Kulturës, respektivisht Qeveria, të tërheqë këtë kërkesë. Avokati i Shtetit të refuzojë këtë kërkesë ose, në të kundërtën, të japë dorëheqje. Faktori ndërkombëtar të ndërhyjë në këtë shkelje të së drejtës së pronës, pasi ky akt rrezikon të rrënojë edhe më tej bashkëjetesën tashmë të brishtë në vend” – thonë nga Lëvizja Populli.
The post Pronat e BFI-së, akuza për ri-tjetërsim të padrejtë nga ana e shtetit! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .