Propozim martese live në skenën e “Kënga Magjike”
Një djalë, i quajtur Adi, i ka propozuar live në “Kënga Magjike” vajzës që ai dashuron, Kleas. Surpriza nisi duke marr një grua për të bërë një reklamë para publicitetit, teksa prezantuesja zgjodhi dhe fatlumen e mbrëmjes për t’iu bashkuar. Ato u shoqëruan nga prezantuesja në prapaskenë, teksa Adi, djali nga Pogradeci i cili jeton […]
Një djalë, i quajtur Adi, i ka propozuar live në “Kënga Magjike” vajzës që ai dashuron, Kleas.
Surpriza nisi duke marr një grua për të bërë një reklamë para publicitetit, teksa prezantuesja zgjodhi dhe fatlumen e mbrëmjes për t’iu bashkuar.
Ato u shoqëruan nga prezantuesja në prapaskenë, teksa Adi, djali nga Pogradeci i cili jeton në Gjermani, u ftua në skenë për të qenë prezent teksa Ardit Gjebreja tregonte historinë e dashurisë së çiftit.
Historia:
Ata ishin njohur në plazhin e Pogradecit, teksa Klea ishte me një grup vajzash të tjera dhe me vëllain e saj të vogël dhe Adi me një mikun e tij.
Patën një flirt me sy me njëri tjetrin, por ai flirt ngeli aty.
Më pas Adi bëri një postim dhe bëri ‘tag’ lokalin që ishte aty afër.
Lokali e ripostoi dhe aty Klea e pa dhe i bëri ftes nga adresa e vëllait por e hoqi menjëherë.
Adi u tregua i shkathët pasi e pa ftesën dhe i shkroi.
Aty nisi historia e tyre e dashurisë dhe sot pas 3 vitesh ai i propozoi ‘live’ për martesë në skenën e “Këngës Magjike”.
Pas përfundimit të historisë, Adi u fsheh në prapaskenë, teksa Klea u ftua në skenë.
Teksa ajo ishte duke prezantuar, djali e surprizoi nga mbrapa, i’u ul në gjunjë dhe i propozoi.
“PO”, ishte përgjigjja e Kleas, e cila u shoqërua me shumë duartrokitje nga publiku.