Protesta e PD, Rama thirrje qytetarëve: Mos i falni më, shkatërrojini me votë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për kaosin në seancë dhe për protestën e PD të zhvilluar ditën e sotme para Parlamentit, ku nuk munguan përplasjet me Policinë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ironizuar opozitën, ndërsa përmend dhe Arben Ahmetajn, për të cilin thotë se është një ish-zëvendëskryeministër që i është arratisur drejtësisë. […]
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për kaosin në seancë dhe për protestën e PD të zhvilluar ditën e sotme para Parlamentit, ku nuk munguan përplasjet me Policinë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ironizuar opozitën, ndërsa përmend dhe Arben Ahmetajn, për të cilin thotë se është një ish-zëvendëskryeministër që i është arratisur drejtësisë.
Kreu i qeverisë u kërkon qytetarëve që ta shkatërrojnë me votë Partinë Demokratike.
Postimi i Ramës
Cilët ishin autorët e rikthimit kaq të shpejtë në identitet të opozitës sot në parlament? Një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare; Një ish-zv.kryeministër i arratisur për t’i ikur drejtësisë; Një ish-kryeministër në arrest shtëpie me vendim të drejtësisë; Një ish-prokuror i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për mosjustifikim pasurie; Një program në RAI3 që i shfaqi të lartpërmendurit si heronj pozitivë të një bashkëprodhimi italo-shqiptar, me baltë të eksportuar në Itali nga kanalet e ujërave të zeza politike e mediatike të Tiranës. Vesi del me shpirtin, por shpirtit të së keqes që po del me të çjerra nga jeta e këtij vendi pasi e persekutoi këtë vend qysh prej vitit 1912, kjo lojë balte e radhës me emrin e Shqipërisë i duhet futur në llogaritë që do të bëhen në zgjedhjet e afërta. Mos i falni më, duhen shkatërruar përfundimisht me votë! Shqipëria ka kry punë me ta dhe nuk ndalet dot më nga askush.