“Pse e ke publikuar lajmin ku PDK kritikon Qeverinë…” – Redaktori i RTK-së tregon për presionin që bëhet në televizionin publik nga Rilind Gërvalla

Jeton Musliu, redaktor i lajmeve qendrore në RTK, me një postim të gjatë në rrjete sociale, ka treguar për presionet masive në televizionin publik. Duke treguar rastet, ai përmend emrin e drejtorit të televizionit, Rilind Gërvallën – ish-anëtar i LVV’së – duke thënë se ndërhyrja e tij ka qenë direkte. Musliu ndër rastet kur i […]

Korrik 26, 2024 - 02:30
 0  7
“Pse e ke publikuar lajmin ku PDK kritikon Qeverinë…” – Redaktori i RTK-së tregon për presionin që bëhet në televizionin publik nga Rilind Gërvalla
“pse-e-ke-publikuar-lajmin-ku-pdk-kritikon-qeverine…”-–-redaktori-i-rtk-se-tregon-per-presionin-qe-behet-ne-televizionin-publik-nga-rilind-gervalla

“pse-e-ke-publikuar-lajmin-ku-pdk-kritikon-qeverine…”-–-redaktori-i-rtk-se-tregon-per-presionin-qe-behet-ne-televizionin-publik-nga-rilind-gervalla


Jeton Musliu, redaktor i lajmeve qendrore në RTK, me një postim të gjatë në rrjete sociale, ka treguar për presionet masive në televizionin publik.

Duke treguar rastet, ai përmend emrin e drejtorit të televizionit, Rilind Gërvallën – ish-anëtar i LVV’së – duke thënë se ndërhyrja e tij ka qenë direkte.

Musliu ndër rastet kur i është bërë presion, përmend edhe rastin kur në tri-vjetorin e Qeverisë Kurti, i është kërkuar llogari se pse është transmetuar kritika e Kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit në lajme.

“-Për videon për lajmin për kritikën që kryetari i PDK-së, ka pasur në trevjetorin e Qeverisë të publikuar në Facebook, për të cilin kam marrë edhe vërejtje me shkrim nga U.d Kryeredaktorja Berbatovci, përse e kam publikuar, apo përse nuk e kam hequr z. Gërvalla nga video e publikuar nga PDK, apo përse nuk i kam kontaktuar të gjitha ata persona që shihen në video, ndonëse publikime të tilla bëhen vazhdimisht”, shkruan ndër të tjera, redaktori i lajmeve qëndrore të RTK-së, Jeton Musliu.