Publikohet fotografi, i dëshirohet mirëseardhje Blerim Ramadanit në shtëpi, në Kosovë (FOTO)

Është publikuar një fotografi në rrjete sociale, ku i urohet mirëseardhje në shtëpi, në Kosovë, ish pjesëtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, transmeton TV21. Personi në fotografi me Ramadanin, i pyetur nga TV21 nuk e mohon se fotografia është shkrepur sot dhe se Blerim Ramadani është në shtëpi, në Kosovë. Por shtoi se “nuk është i […] The post Publikohet fotografi, i dëshirohet mirëseardhje Blerim Ramadanit në shtëpi, në Kosovë (FOTO) appeared first on InfoShqip.com.

gusht 15, 2024 - 23:00
 0  8
Publikohet fotografi, i dëshirohet mirëseardhje Blerim Ramadanit në shtëpi, në Kosovë (FOTO)

Është publikuar një fotografi në rrjete sociale, ku i urohet mirëseardhje në shtëpi, në Kosovë, ish pjesëtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, transmeton TV21.

Personi në fotografi me Ramadanin, i pyetur nga TV21 nuk e mohon se fotografia është shkrepur sot dhe se Blerim Ramadani është në shtëpi, në Kosovë.

Por shtoi se “nuk është i obliguar të japë informacione të tilla”.

Kjo fotografi vjen pas informacioneve zyrtare nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, ku bëhet e ditur se Blerim Ramadani është arratisur nga arresti shtëpiak dhe se është lëshuar fletarrest ndaj tij.

Familjarë, bashkëluftëtarë dhe të afërm të Ramadanit në media të ndryshme kanë deklaruar të njëjtën – se Ramadani është arratisur ngaqë ka pasur informacione se nga arresti shtëpiak do të kthejnë në paraburgim për ta ekstraduar.

The post Publikohet fotografi, i dëshirohet mirëseardhje Blerim Ramadanit në shtëpi, në Kosovë (FOTO) appeared first on InfoShqip.com.