Publikohet Indeksi i Sundimit të Ligjit i World Justice, Gruda i PDK-së: Kosova nuk ka bërë asnjë progres
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar se është publikuar Indeksi i Sundimit të Ligjit i World Justice Project për vitin 2024. Ai ka vlerësuar se Kosova nuk ka bërë asnjë progres në sundimin e ligjit. Në profilin e tij në “Facebook”, Gruda ka shkruar se raporti tregon se Kosova ka duke mbetur
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar se është publikuar Indeksi i Sundimit të Ligjit i World Justice Project për vitin 2024.
Ai ka vlerësuar se Kosova nuk ka bërë asnjë progres në sundimin e ligjit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Gruda ka shkruar se raporti tregon se Kosova ka duke mbetur në të njëjtin pozicion si vitin e kaluar, në vendin e 58 në botë.
“Është publikuar Indeksi i Sundimit të Ligjit i World Justice Project për vitin 2024. Kosova nuk ka bërë asnjë progres në sundimin e ligjit, duke mbetur në të njëjtin pozicion si vitin e kaluar, në vendin e 58 në botë. Në vitin 2020, para ardhjes në pushtet të LVV, Kosova ishte në vendin e 54. Që nga ai vit ka pasur vetëm përkeqësim në sundimin e ligjit: në 2021, në vendin e 60; në 2022, në vendin e 57; në 2023, në vendin e 58 dhe po ashtu në vitin 2024, në vendin e 58. Këto janë të dhëna të World Justice Project, jo të opozitës apo mediave. Kjo tregon më së miri se si ka punuar kjo qeveri në fushën e sundimit të ligjit dhe pse ne si PDK dërgojmë dhe fitojmë kaq shumë raste në Gjykatën Kushtetuese”, ka shkruar Gruda.