Bislimi: Rreth 75 mijë vende pune më shumë me Qeverinë Kurti, nivelin e papunësisë e kemi ulur nga 23.8 në 10.8 përqind

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka deklaruar se gjatë Qeverisë Kurti janë krijuar 75 mijë vende të reja të punës. Sipas tij, gjatë këtyre katër vjetëve, niveli i papunësisë është ulur nga 23.8 përqind, në 10.8 përqind.Këtë të dhënë ai e ka paraqitur para Kryesueses së Divizionit për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore në Shërbimin Evropian të

tetor 28, 2024 - 20:01
 0  7
Bislimi: Rreth 75 mijë vende pune më shumë me Qeverinë Kurti, nivelin e papunësisë e kemi ulur nga 23.8 në 10.8 përqind
bislimi:-rreth-75-mije-vende-pune-me-shume-me-qeverine-kurti,-nivelin-e-papunesise-e-kemi-ulur-nga-238-ne-10.8-perqind

bislimi:-rreth-75-mije-vende-pune-me-shume-me-qeverine-kurti,-nivelin-e-papunesise-e-kemi-ulur-nga-238-ne-10.8-perqind

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka deklaruar se gjatë Qeverisë Kurti janë krijuar 75 mijë vende të reja të punës. Sipas tij, gjatë këtyre katër vjetëve, niveli i papunësisë është ulur nga 23.8 përqind, në 10.8 përqind.Këtë të dhënë ai e ka paraqitur para Kryesueses së Divizionit për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Zuzana Michalcová Šutiaková.

“Përgjatë bashkëbisedimit, zëvendëskryeministri trajtoi dhe progresin që ka njohur vendi edhe në rrafshin ekonomik, ku tashmë i kemi rreth 75.000 vende më shumë të punës, të fokusuar tek punësimi i grave dhe të rinjve, e ku niveli i papunësisë është ulur nga 23.8% sa ishte para ardhjes sonë në qeverisje, në tash vetëm 10.8%”, citohet të ketë thënë Bislimi, sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.Edhe në këtë takim, Bislimi ka kërkuar heqjen e masave të BE’së ndaj Kosovës.

“Zëvendëskryeministri theksoi edhe nevojën për heqjen e masave të cilat vijojnë të jenë të padrejta e të qëndrojnë në fuqi edhe pas konstatimit të Përfaqësuesit të Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, në raportin e tij ku rekomandon heqjen e tyre”, thuhet në njoftim.Ndryshe, papunësia azhdon të mbetet e para ndër tri shqetësimet kryesore të qytetarëve të Kosovës sipas Anketës së Pulsi Publik të UNDP. Në anketën e 27-të të realizuar në maj 2024, papunësia ndoqi trendin e anketave të mëparshme si një shqetësimi kryesor i mbi 1,300 respodentëve të anketuar.