“Pushtetar i BDI-së për 22 vite, Mexhiti nuk ka të drejt morale të flet se kush me kë bashkëpunon”

23 vite në pushtetit të tij, nga të cilat gati 22 vjet me Bashkimin Demokratik për Integrim – BDI, Izet Mexhiti nuk ka të drejtë morale të akuzon të tjerët The post “Pushtetar i BDI-së për 22 vite, Mexhiti nuk ka të drejt morale të flet se kush me kë bashkëpunon” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Prill 23, 2025 - 03:00
 0  5
“Pushtetar i BDI-së për 22 vite, Mexhiti nuk ka të drejt morale të flet se kush me kë bashkëpunon”

23 vite në pushtetit të tij, nga të cilat gati 22 vjet me Bashkimin Demokratik për Integrim – BDI, Izet Mexhiti nuk ka të drejtë morale të akuzon të tjerët se po bashkëpunojnë me BDI-në, partinë që gëzonte postin e nënkryetarit për vite me radhë. Ky është vlerësimi i opinionistëve Zudi Xhelili, Urim Saliu dhe Destan Jonuzi, shkruan Flaka.

Sipas tyre, ish nënkryetari i BDI-së, ish deputeti i BDI-së, ish kryetari i Çairit për dy mandate nga radhët e e kësaj partie dhe ish kryetar i degës së BDI-së në Çair, Izet Mexhiti ishte një nga eksponentë kryesor që deri dje thurrte lavde për Ali Ahmetin dhe ka shfrytëzuar BDI në maksimum, ndërsa sot po shtyret si kundërshtari më i madh. Një individ, thonë ato, që 22 vite merret me politik të mbylle çdo mundësi bashkëpunimi, kjo mund të jetë ndonjë kompleks apo dëshirë e tepruar për pushtet.

Ata vlerësojnë që Mexhiti e nisi karrierën politike në BDI para 22 vitesh dhe ka pasur poste kyçe në parti dhe institucione në vazhdimësi. Sot Mexhiti akuzon të tjerët që po bashkëpunojnë me BDI.

“Është evidente se brenda partive politike egzistojnë fraksione apo grupe interesi. Gjithashtu është evidente se shpesh herë fraksonet shkëputen dhe formohen parti të reja politike. Por, është e pakuptueshme mos toletanca të kaloj çdo kufi dhe të shndërrohet në urrejtje patologjike. Nuk mund ta kuptoj Izet Mexhitin sa lehtë tërheq vija të kuqe ndaj ish bashkëpuntorëve, një individ që 22 vite merret me politik të mbylle çdo mundësi bashkëpunimi, kjo mund të jetë ndonjë kompleks apo dëshirë e tepruar për pushtet”, pyet analisti politik dhe ish deputeti Zudi Xhelili.

Sipas tij, në lidhje me insistimin e tij për largimin e Arben Taravarit nga qeveria: Nëse ASH, largohet nga qeveria, shqiptarët do të përfaqësohen në qeveri vetëm nga nëntë deputetë shqiptarë, ndërsa 23-24 deputetë shqiptarë pa PDT-në, ngelin në opozit.

“Në këtë rastë cilën përfaqëson Izet Mexhiti në qeveri”, pyet Xhelili.

“Retorika politike e z. Mexhiti është jopërmbajtësore, jokoherente dhe manipulative. Z.Mexhiti është ndër të fundit që mund ta atakon dikë politikisht, në rastin konkret z.Taravari për gjoja siç pretendon ai bashkëpunimin me BDI dhe nuk mund të jetë pjesë e qeverisë. Nëse thirremi në këtë logjikë atëherë gjitha partitë e VLEN-it janë derivate të BDI-së dhe sipas logjikës së tij, Mickoski duhet t’i largojë të gjithë nga Qeveria. Z.Mexhiti është një nga eksponentë kryesor që deri dje thurrte lavde për Ali Ahmetin dhe ka shfrytëzuar BDI në maksimum, ndërsa sot po shtyret si kundërshtari më i madh. Nëse shkojmë sipas argumentit të tij se secili që bashkëpunon me BDI duhet të largohet nga Qeveria, atëherë edhe LD-ja e Izet Mexhitit duhet larguar. Pse? Sepse vetë z.Mexhiti pranoj se ka kontakte me Musa Xhaferin”.”, thotë gazetari dhe analisti politik, Destan Jonuzi.

Sipas tij, në pluralizëm politik bashkëpunimin dhe bisedat nderpartiake vetëm se e begatojnë skenën politike.

“Në anën tjetër, Mickoski javë më parë kishte një takim me liderin e opozitës maqedonase, kreun e LSDM-së, Venko Filipçe, pse ato mund të takohen e flasin pozitë- opozitë e shqiptarët Jo? A thua ata kanë ekskluzivitet në shtetin tonë të përbashkët”, pyet gazetari dhe analisti Destan Jonuzi.

Për gazeretari dhe analistin politik, Urim Saliu para pak kohësh kreun e ASH-së e vlerësuan me epitete të mëdha , një forcë e ndryshimit, ndërsa tani ndodhë e kundërta.

“Kjo që thotë Izet Mexhiti kundër BDI-së sot, nuk ekzistonte në fjalorin e tij për afër dy decenie sepse ai ishte fund e krye BDI. Nëse kjo parti kishte gabime, padyshim se edhe Mexhiti i kishte ato. Nëse kishte fajtor kush e fitonte BDI-në për kaq vite, edhe Mexhiti ishte një prej tyre sepse ata i mësuan njerëzit se si duhet dashur ky subjekt. Sot në sinkron kemi të njëjtat deklarata të tij kundër Taravarit vetëm për faktin se ai nuk është më pjesë e VLEN-it. Para pak kohësh kreun e ASH-së e vlerësuan me epitete të mëdha , një forcë e ndryshimit, ndërsa tani ndodhë e kundërta”, thotë gazeretari dhe analisti Urim Saliu.

Taravari me gjithë gabimet e tij, shprehet Saliu, ishte ai që la frontin në opozitë dhe tani që është i lirë, ai mund të veprojë si të dojë politikisht. Për këtë është votuesi që e vlerëson apo e dënon atë dhe jo a shkon ose jo me BDI-në ose i vetëm.

Kryetari i Lëvizjes Demokratike pjesë e VLEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se nëse Arben Taravari ka bashkëpunim me BDI-në, nuk e ka vendin në Qeveri.

“Vlerësoj se nuk e ka vendin në Qeveri sepse meqë dëshiron bashkëpunim me BDI-në, ajo ndërlidhet me politikat dhe parimet e formimit të kësaj Qeverie, dhe ajo është lufta kundër korrupsionit, kthim në shtetin e së drejtës dhe shtylla të tjera”, tha Mexhiti.

Mexhiti ka folur edhe për votat e marra në zgjedhjet e fundit parlamentare. Tha se ato janë vota anti-BDI dhe jo të LD-së, AAA-së, Besës e ASh-së. Flaka Media

The post “Pushtetar i BDI-së për 22 vite, Mexhiti nuk ka të drejt morale të flet se kush me kë bashkëpunon” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .