Pushteti i vë në debat të ftuarit në “Adresa” / Hala me “koftorra” nxehen nxënësit në shkolla!

Një debat është zhvilluar në emisionin “Adresa” me Arben Ahmetin në Kanal10, teksa po diskutohej për pushtetin. E ftuar në studio, anëtarja e PSD-së, Natyra Kuçi, teksa ka folur për situatën në arsim ka thënë se nuk është bërë asgjë, duke shtuar se nxënësit ende nxehën me koftorra nëpër shkolla. “Hala me koftorra nxehën nxënëset

dhjetor 5, 2024 - 01:00
 0  4
Pushteti i vë në debat të ftuarit në “Adresa” / Hala me “koftorra” nxehen nxënësit në shkolla!
pushteti-i-ve-ne-debat-te-ftuarit-ne-“adresa”-/-hala-me-“koftorra”-nxehen-nxenesit-ne-shkolla!

pushteti-i-ve-ne-debat-te-ftuarit-ne-“adresa”-/-hala-me-“koftorra”-nxehen-nxenesit-ne-shkolla!

Një debat është zhvilluar në emisionin “Adresa” me Arben Ahmetin në Kanal10, teksa po diskutohej për pushtetin.

E ftuar në studio, anëtarja e PSD-së, Natyra Kuçi, teksa ka folur për situatën në arsim ka thënë se nuk është bërë asgjë, duke shtuar se nxënësit ende nxehën me koftorra nëpër shkolla.

“Hala me koftorra nxehën nxënëset nëpër shkolla, mërdhihën mësimdhënësit, as infrastrukturën nuk e ka ndrequr le më korrikula sepse nuk mundet është e pa aftë. Ne po flasim a ka  bërë diçka 5 për qind që ndikon në të ardhmen e fëmijëve tanë, për këto 4 vjet veç ka thënë mos lypni paga më të mëdha sepse nuk i meritoni”, ka thënë Kuçi.

Ndërsa, Ahmeti ka thënë se Nagavci kishte premtuar se do të ketë një test kombëtar të rregullt për mësimdhënësit.

“Nuk është keq me infrastrukturën se është investuar, por çka nuk po bëhet që e kanë pasur edhe premtim publik i ministres, që nuk do të kalojë ky mandat pa e bërë një test kombëtar të rregullt për mësimdhënësit, është shume jo popullore se i hup do vota, por ideja është qe ne i dërgojmë fëmijët në shkolla pa pasur test pedagogjik dhe test psikologjik të mësimdhënësve”, theksoi Ahmeti.

Kurse, gazetari Naim Sadiku ka thënë se probleme të tilla mund të ketë edhe në sektorët tjerë.

“Po pastaj duhet me i prek shumë sektor se të njëjtin problem mundet me e pas mjeku, mundet me e pas gjykatësi, prokurori”, ka thënë Sadiku. /Gazeta 10/