“Qaj çdo herë. Personale. Imja” – Mozzik i dedikon këngë Lotinës?
Këngëtari i njohur, Mozzik, ka bërë një hap të madh në karrierën e tij duke publikuar një album të ri me plot 20 këngë, duke u shpalosur në një gamë të larmishme emocionesh. Ndër to, kënga “No Lie” ka tërhequr menjëherë vëmendjen e adhuruesve të muzikës, teksa spekulimet kanë nisur të qarkullojnë se mund të […]
Këngëtari i njohur, Mozzik, ka bërë një hap të madh në karrierën e tij duke publikuar një album të ri me plot 20 këngë, duke u shpalosur në një gamë të larmishme emocionesh.
Ndër to, kënga “No Lie” ka tërhequr menjëherë vëmendjen e adhuruesve të muzikës, teksa spekulimet kanë nisur të qarkullojnë se mund të jetë një dedikim për të dashurën e re të artistit, Lotinën.
Hapat e kësaj hipoteze janë shtuar më shumë kur vetë Lotina ka zgjedhur të publikojë në InstaStory pikërisht këtë këngë, duke shtuar peshë në dyshimet e fansave.
Për më tepër, komenti i saj personal ka shtuar një shtresë intimiteti dhe konfirmimi, ku ajo ka shkruar: “Qaj çdo herë. Personale. Imja”.
Lotina gjithashtu ka treguar mbështetje të fortë për këngëtarin duke ndarë shumë këngë të tjera nga ky album.
Ky veprim ka bërë që të gjithë të besojnë se në mes të Mozzik dhe Lotinës ka një lidhje të veçantë emocionale, e cila tani po reflektohet edhe në muzikën e këngëtarit.