Qasja e LDK-së ndaj ujdisë së Ohrit, Haziri: Marrëveshje të keqe s’mund të zbatojmë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se ky subjekt politik nuk pranon të zbatojë asnjë marrëveshje të keqe për Kosovën. Hazirit tha se draft dokumenti i Marrëveshjes së Ohrit në këtë fazë është dokument evropian dhe në momentin që vendoset në qeveri bëhet dokument i Kosovës, e që nuk quhet më

tetor 23, 2024 - 00:00
 0  6
Qasja e LDK-së ndaj ujdisë së Ohrit, Haziri: Marrëveshje të keqe s’mund të zbatojmë
qasja-e-ldk-se-ndaj-ujdise-se-ohrit,-haziri:-marreveshje-te-keqe-s’mund-te-zbatojme

qasja-e-ldk-se-ndaj-ujdise-se-ohrit,-haziri:-marreveshje-te-keqe-s’mund-te-zbatojme

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se ky subjekt politik nuk pranon të zbatojë asnjë marrëveshje të keqe për Kosovën.

Hazirit tha se draft dokumenti i Marrëveshjes së Ohrit në këtë fazë është dokument evropian dhe në momentin që vendoset në qeveri bëhet dokument i Kosovës, e që nuk quhet më evropian.

Ne kemi disa javë që e themi se marrëveshje të keqe nuk mundemi të zbatojmë. Baza e marrëveshjes është 27 shkurti në Bruksel. Draft dokumenti në këtë fazë është dokument evropian kjo është kleçka se në momentin që vendoset në qeveri bëhet dokument i Kosovës nuk quhet më evropian. Ne sot e kemi bërë të ditur pa ndodhur 9 shkurti ende. Ne iu kemi thënë të gjithë partnerëve tonë që për LDK-në ky dokument nuk mundet si i tillë të procesohet, sepse qeveria Kurti e ka humbur legjitimitetin. Ka bërë komente dhe është mbyllur. Qeveria e re me mandate të ri ka të drejtë legjitime të kërkojë fjalën e vet në dokumentin e fundit”, ka thënë Haziri  në tëvë1

Më 27 shkurt 2023 në Bruksel, Kosova dhe Serbia kishin arritur Marrëveshjen Bazë, ndërkaq më 18 mars në Ohër, u arrit pajtimi për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes.