“Qëndroni kryeministër sa të keni frymë”, Rama: Na doli patronazhisti në mes të New Yorkut
Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat gjatë takimit me shqiptarët në New York. Gjatë bisedës me emigrantët në SHBA, një prej pjesëmarrësve në takim mori fjalën. Pjesë nga biseda: Qytetari: Ju flet një anëtar i vjetër i Partisë Socialiste, që prej vitit 1991, ju kam ndjekur në rrugën tuaj në udhëheqje të këtij vendi. […]
Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat gjatë takimit me shqiptarët në New York. Gjatë bisedës me emigrantët në SHBA, një prej pjesëmarrësve në takim mori fjalën.
Pjesë nga biseda:
Qytetari: Ju flet një anëtar i vjetër i Partisë Socialiste, që prej vitit 1991, ju kam ndjekur në rrugën tuaj në udhëheqje të këtij vendi. Ju falenderoj pa masë…
Rama: Ju lutemi bëni pyetjen, sepse ka dhe të tjerë që duan të pyesin.
Qytetari: Kemi dëgjuar shumë herë komente nga udhëheqës të ndryshëm të opozitës që thonë se Edi Ramën nuk e mundim tonë. Jemi krenarë që ata e dinë këtë punë (ngre zërin).
Rama: Çfarë ke mo? Ti je dhe në Amerikë.
Qytetari: Nuk është kusht i domosdoshëm që një udhëheqës i lavdishëm si ju të qëndroni dy palë zgjedhje…
Rama: Të lutem më bëj pyetjen.
Qytetari: Na gëzo të gjithë ne, që nuk do të jepni dorëheqjen pas një palë zgjedhjesh…
Rama: Ky është urdhër.
Qytetari: Është dëshirë, të qëndroni në krye të PS sa të keni frymë dhe të qëndroni kryeministër sa të keni frymë.