Qerkini: Në Bruksel nuk po diskutohet për të pagjeturit, politika e ka bllokuar

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka zhvilluar një takim të enjten në Bruksel me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq. Pas takimit Bislimi ka deklaruar se njëra ndër temat e trajtuar ka qenë ajo e çështjes e personave të pagjetur, ku ka theksuar se Serbia vijon ta bllokojë zbatimin e deklaratës

tetor 25, 2024 - 20:00
 0  5
Qerkini: Në Bruksel nuk po diskutohet për të pagjeturit, politika e ka bllokuar
qerkini:-ne-bruksel-nuk-po-diskutohet-per-te-pagjeturit,-politika-e-ka-bllokuar

qerkini:-ne-bruksel-nuk-po-diskutohet-per-te-pagjeturit,-politika-e-ka-bllokuar


Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka zhvilluar një takim të enjten në Bruksel me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq.

Pas takimit Bislimi ka deklaruar se njëra ndër temat e trajtuar ka qenë ajo e çështjes e personave të pagjetur, ku ka theksuar se Serbia vijon ta bllokojë zbatimin e deklaratës së përbashkët e cila ishte miratua më 2 maj të 2023-te nga kryeministri kosovar dhe ai serb si pjesë e dialogut të nivelit të lartë politik.

Bajram Qerkini nga kjo Shoqatë ka deklaruar për “Front Online” se në tavolinën e Brukselit nuk po diskutohet për të pagjeturit.

 “Çështja e personave të pagjetur është bllokuar. Gjithçka e zezë në Kosovë është bërë nga Serbia e Sllobodan Millosheviqit, por në tavolinë nuk po diskutohet për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur”, u shpreh ai.

Sipas tij, përzierja e politikës tek të zhdukurit nuk le hapësirë për zgjidhje.

Qerkini thotë se më përpara po mbrohen kriminelët në liri se sa fati i të pagjeturve që po zbulohet.

“Derisa nuk largohet politika nga kjo çështje nuk ka zgjidhje, po dalin kriminelët më të fortë e po mbrohen në liri”, tha Qerkini.