Qeveria: Dorëheqja e Damevës, vendimi i vetëm i drejtë
“Vendimi i kryetares së Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva për të dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme është vendimi i vetëm i drejtë”, thonë nga Qeveria, duke theksuar se pas një sërë vërejtjesh për punën e saj, ky ka qenë i vetmi vendim i mundshëm. “Pas vërejtjeve të mëdha për punën e kryetares së këshillit gjyqësor Vesna Dameva, […]
“Vendimi i kryetares së Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva për të dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme është vendimi i vetëm i drejtë”, thonë nga Qeveria, duke theksuar se pas një sërë vërejtjesh për punën e saj, ky ka qenë i vetmi vendim i mundshëm.
“Pas vërejtjeve të mëdha për punën e kryetares së këshillit gjyqësor Vesna Dameva, vendimi i vetëm i mundshëm dhe i drejtë është dorëheqja e saj. Ne e kuptojmë se do të ketë shumë të prekur dhe të shqetësuar nga një vendim i tillë për shkak të punës së tyre të dyshimtë, dyshimeve të mëdha për krim, si dhe falsifikimit të të dhënave, por drejtësia duhet të funksionojë”, thonë nga Qeveria.
Reagime për vendimin e sotëm të Damevës kanë ardhur edhe nga disa parti nga blloku shqiptar. BDI-ja opozitare thotë se dorëheqja e Damevës, sipas tyre, pasqyron gjendjen alarmante në gjyqësor.
Në anën tjetër, VLEN i është përgjigjur BDI-së se, siç thonë ata, Dameva për të cilën po dërgojnë njoftime, ata si parti e kanë shkarkuar.
Dorëheqja e Damevës vjen pasi kryeministri Mickoski njoftoi veprime të fuqishme në gjyqësor. Kryeministri kritikoi ashpër situatën në gjyqësor, duke theksuar se tolerimi i parregullsive të tilla nxit korrupsionin. Ai paralajmëroi edhe shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor dhe atij të Prokurorëve.