BDI Kumanovë: Dënojmë çdo skenarë të errët
Dega e Kumanovës e Bashkimit Demokratik për Integrim sonte në format më të zgjeruar zhvilloi mbledhje të jashtëzakonshme. Temë diskutimi ishin zhvillimet e fundit në qytetin e Kumanovës me djegien e disa veturave dhe një lokali afarist që ndodhet vetëm pak metra larg nga stacioni i policisë dhe Gjykatës Themelore, e që fatkeqësisht janë […]
Dega e Kumanovës e Bashkimit Demokratik për Integrim sonte në format më të zgjeruar zhvilloi mbledhje të jashtëzakonshme.
Temë diskutimi ishin zhvillimet e fundit në qytetin e Kumanovës me djegien e disa veturave dhe një lokali afarist që ndodhet vetëm pak metra larg nga stacioni i policisë dhe Gjykatës Themelore, e që fatkeqësisht janë mjaftë shqetësuese.
Apelojmë te të gjithë bashkëqytetarët tanë që të jenë sa më vigjilent periudhën në vijim, të ruajnë qetësinë dhe të mos bijnë prehë e provokimeve!
Kërkojmë nga organet kompetente që sa më shpejtë të zbardhin rastin dhe ata që shkaktuan aktin e sotëm kriminal të përgjigjen para drejtësisë.