Maqedonia e Veriut për një vit regjistroi rreth 830 mijë turistë të huaj

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2024 janë regjistruar gjithsej 1 260 425 turistë, ashtu që 830 179 e turistëve të regjistruar janë turistë të huaj, transmeton Portalb.mk. “Në periudhën janar – dhjetor 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i netëve të kaluara është rritur për 5.2 %, edhe atë: te […]

shkurt 11, 2025 - 21:00
 0  4
Maqedonia e Veriut për një vit regjistroi rreth 830 mijë turistë të huaj
Tabela informuese në Çarshinë e Vjetër Shkup, foto nga Portalb.mk

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2024 janë regjistruar gjithsej 1 260 425 turistë, ashtu që 830 179 e turistëve të regjistruar janë turistë të huaj, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar – dhjetor 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i netëve të kaluara është rritur për 5.2 %, edhe atë: te turistët vendor ka rritje për 2.1 %, ndërsa te turistët e huaj ka rritje për 8.9 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Krahasuar me vitin 2023, ka pasur më shumë turistë për 7.8 përqind, ashtu që numri i turistëve të huaj ka shënuar rritje për 13.1 përqind, ndërsa numri i turistëve vendor është ulur për 1 përqind.

Maqedonia e Veriut gjatë muajit dhjetor ka pranuar 34 052 turistë të huaj, ashtu që 7 809 kanë ardhur nga Turqia, 4 711 nga Bullgaria, 4 183 nga Serbia, 3 507 nga Greqia, etj.

Rreth gjysma e turistëve të huaj (16 577), kanë qëndruar në Shkup, ndërsa pjesa tjetër (7 089) në vende me liqen, në vende malore (1 410), dhe vendet tjera.