Qeveria e re jep shpresë, paralajmërohet shqyrtim i rasteve të montuara
Vazhdon zvarritja për dhënien e mendimit për super-ekspertizën që u bë në Serbi për rastin “Alfa”. Për këtë vrasje, u akuzuan, u arrestuan dhe u dënuan me burg të përjetshëm, Agim Islami dhe Rexhail Qerimi. Ky i fundit, vdiq në burg duke e pritur drejtësinë, ndërsa Agim Islami tashmë 16 vjet është prapa grilave duke […] The post Qeveria e re jep shpresë, paralajmërohet shqyrtim i rasteve të montuara appeared first on InfoShqip.com.
Vazhdon zvarritja për dhënien e mendimit për super-ekspertizën që u bë në Serbi për rastin “Alfa”.
Për këtë vrasje, u akuzuan, u arrestuan dhe u dënuan me burg të përjetshëm, Agim Islami dhe Rexhail Qerimi. Ky i fundit, vdiq në burg duke e pritur drejtësinë, ndërsa Agim Islami tashmë 16 vjet është prapa grilave duke pritur drejtësi.
Avokatët e rastit “Alfa” deri te Gjykata Penale duke e dorëzuar superekspertizën si dëshmi të re, kërkuan rigjykim të rastit, ndërsa Gjykata kërkoi mendim nga Prokuroria. Kjo e fundit, pasi u mendua për muaj me radhë, vendosi të kërkojë mendim nga Byroja për Ekspertizë Gjyqësore. Byroja tani ka për detyrë të vlerësojë nëse superekspertiza është në rregull dhe nëse është e pranueshme. Vlerësimin e tyre pastaj do ta kthejnë te Prokuroria, ndërsa Prokuroria përsëri do të mendohet nëse duhet të japë dritë jeshile për rigjykim. E gjithë kjo procedurë po zgjat jo me muaj, por me vite! Për arsyen e kohëzgjatjes, nga Gjykata thonë se lënda është e komplikuar dhe senzitive.
Ish I arrestuari në rastin “Alfa”, Ramiz Dauti, thotë se është e çuditshme se si mund të kërkohet mendim nga Byroja për Ekspertizë kur e njëjta nuk ka kushte për zbardhje të videos.
Dauti dyshon se zvarritja është e qëllimshme dhe kërkon ndihmë nga përfaqësuesit politik.
Çështja e rasteve që dyshohen se janë të montuara është folur edhe mes partnerëve të rinj qeverisës, VMRO-DPMNE dhe VLEN. Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti në Daily Click tha se kanë biseduar me kryeministrin Mickoski për këto çështje dhe të njëjtat duhet të rishqyrtohen.
Ibrahimi tha po ashtu se edhe rasti “27 Prilli” për sulmin në Kuvend për VMRO-DPMNE-në është rast i montuar dhe do të përpiqen të gjejnë zgjidhje ligjore. Duke folur për këto lëndë, kryeministri Hristijan Mickoski në 24Analiza tha se të dënuarit për “27 prillin” kërkojnë drejtësi dhe jo amnisti. Ashtu siç e ka paraparë edhe në plan programin e Qeverisë, Mickoski tha se do të angazhohet për drejtësi në vend.
The post Qeveria e re jep shpresë, paralajmërohet shqyrtim i rasteve të montuara appeared first on InfoShqip.com.