Qeveria e RMV-së vendosi për ngrirjen e çmimeve të materialeve shkollore deri në tetor

Në seancën e 17 të qeverisë, me propozim të Ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot është miratuar vendimi i cili ka të bëjë me ngrirjen e çmimeve të produkteve shkollore për një periudhë nga 03.09.2024 e deri më 20.10.2024, transmeton Portalb.mk. Siç njoftoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, marzhi më i […]

shtator 3, 2024 - 21:00
 0  7
Qeveria e RMV-së vendosi për ngrirjen e çmimeve të materialeve shkollore deri në tetor
Materiale shkollore. Foto: DAPA Images në Canva

Në seancën e 17 të qeverisë, me propozim të Ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot është miratuar vendimi i cili ka të bëjë me ngrirjen e çmimeve të produkteve shkollore për një periudhë nga 03.09.2024 e deri më 20.10.2024, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, marzhi më i lartë tregtar (fitimi) për mallrat për të gjitha shoqëritë tregtare dhe tregtarët individualë që marrin pjesë në zinxhirin tregtar në tregtinë me shumicë caktohet në shumën totale deri në 5%, kurse në tregtinë me pakicë përcaktohet në një shumë totale deri në 10%. Me këtë masë do të ulen edhe çmimet e mjeteve shkollore, gjë që do të ulë edhe koston e jetesës për qytetarët. Ky vendim është marrë me qëllim që të ofrojmë mbështetje ndaj qytetarëvë. Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të jetë gjithmonë afër qytetarëve për t’u kujdesur për ta në moment të vështira.

Ky është një hap i vogël, por shumë i rëndësishëm për qytetarët. Jemi zotuar se do të japim më të mirën për qytetarët dhe për vendin tonë. Kjo arrihet me punë dhe veprime konkrete.

Lista e plotë:

  • çanta shpine dhe çanta;
  •  fletore, blloqe, fletore për shënime, kolazhe;
  • mjetet e shkrimit (lapsa dhe stilolapsa);
  • ngjyra druri;
  • plastina, teste të modelimit, shtresat;
  • flomasterë dhe markerë;
  • ngjyra të yndyrshme;
  • ngjyra tempera, akrile, uji dhe brusha;
  • liniarë dhe materiale didaktike;
  • mprehës dhe goma për fshirje;
  • gërshërë për fëmijë;
  • këllëfe, etui dhe aksesorë shkollorë;
  • ngjitës;
  • gjashtëkëndësha, kalkulatorë, kompasë dhe thjerrëza zmadhuese;
  • gota për pajisje dhe mbajtëse;
  • letër dekorative;
  • dosjet dhe çantat e kartonit;
  • materiale për përpunim.

Kjo masë ka për qëllim drejtpërdrejt përmirësimin e standardit jetësor dhe gjendjes ekonomike të mijëra familjeve.

Ndryshe, fillimi i vitit të ri shkollor ishte i vështirë për nga xhepi për prindërit që kanë fëmijë në shkollë. Ata janë ankuar se çmimet e pajisjeve shkollore janë rritur.