Shtegu i biçikletave në Tetovë ende pa epilog: Lënda kundër Arifit ‘fle’ në Prokurori, Kasami nuk krijoi shtigje të reja
Padia kundër ish kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifit për projektin e shtegut të biçikletave në Tetovë assesi të merr epilog edhe pas tre viteve. Ndërkaq, kryetari aktual Bilall Kasami nuk ka krijuar shtigje të reja për biçikleta, pavarësisht zotimeve të komunës, shkruan Portalb.mk. Padia për keqpërdorime në projektin e shtegut të biçiketave të […]


Padia kundër ish kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifit për projektin e shtegut të biçikletave në Tetovë assesi të merr epilog edhe pas tre viteve. Ndërkaq, kryetari aktual Bilall Kasami nuk ka krijuar shtigje të reja për biçikleta, pavarësisht zotimeve të komunës, shkruan Portalb.mk.
Padia për keqpërdorime në projektin e shtegut të biçiketave të cilën kryetari aktual i Komunës së Tetovës Bilall Kasami e dorëzoi në janar 2022 e dorëzoi kundër ish-kryetares Teuta Arifi, ende nuk ka marrë epilog.
Në Gjykatën e Tetovës ky proces nuk ka filluar ende.
“Në sistemin AKMIS të Gjykatës Themelore Tetovë nuk ka lëndë penale të regjistruar për ish kryetaren e Komunës së Tetovës Teuta Arifi”, thanë nga Gjykata e Tetovës.
Nga Prokuroria Publike theksuan se rasti ende është duke u trajtuar.
“Rasti po trajtohet sipas udhëzimeve të dhëna nga Prokuroria e Lartë Publike në Gostivar, pas së cilës do të merret vendim i prokurorit publik”, thanë nga Prokuroria Publike.
Kujtojmë që në Tetovë në vitin 2021 u ndërtua shtegu i biçikletave përgjatë bulevardit “Ilinden” nga udhëheqësia e atëhershme e kryesuar nga Teuta Arifi.
Ky projekt pati shumë kritika për mënyrën e realizimit. Ndërkaq, me të ardhur në krye të Komunës, kryetari aktual Bilall Kasami e largoi këtë shteg në nëntor 2021 me arsyetimin se ka keqpërdorime në projekt.
Ai në janar 2022 dorëzoi edhe padi në Prokurori kundër Arifit.
Largimi i shtegut për biçikleta nxiti reagime të shumta në opinion se nuk duhej të largohej, madje edhe disa nga këshilltarët komunal e vlerësuan si të ngutshëm këtë veprim të Kasamit.
Ndërtimi i shtigjeve të biçikletave pati kritika të shumta nga qytetarët se të njëjtat do të vështirësonin më shumë komunikacionin në Tetovë. Bëhej fjalë për gjithsej 5.5 kilometër shteg për biçikleta në rrugën e “Ilindenit”, i cili ishte i gjerë 1 metër kurse pati kushtuar 3 milion denarë apo rreth 50.000 euro.