LSDM: Çmimet rriten / standardi përkeqësohet, VMRO-DPMNE: Sollëm 8 investime të huaja

Opozita ankohet që ekonomia humbet, e pushteti lëvdohet për investime të reja. Çmimet e produkteve në markete vazhdojnë të rriten dhe qytetarët përballen gjithnjë e më shumë me vështirësi në The post LSDM: Çmimet rriten / standardi përkeqësohet, VMRO-DPMNE: Sollëm 8 investime të huaja appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

dhjetor 14, 2024 - 13:00
 0  7
LSDM: Çmimet rriten / standardi përkeqësohet, VMRO-DPMNE: Sollëm 8 investime të huaja

Opozita ankohet që ekonomia humbet, e pushteti lëvdohet për investime të reja. Çmimet e produkteve në markete vazhdojnë të rriten dhe qytetarët përballen gjithnjë e më shumë me vështirësi në jetën e përditshme, vlerëson LSDM-ja.

Sipas opozitës, pavarësisht rritjes së numrit të produkteve që janë pjesë e të ashtuquajturve “Shporta e Vitit të Ri”, tregtarët tashmë kanë rritur çmimet e këtyre produkteve, çka i bën këto masa joefektive.

“Politikat e qeverisë me ‘shporta’ kanë dështuar dhe nuk kanë asnjë ndikim. Mashtrimi me shportat konsumatore është i dukshëm për të gjithë qytetarët që e shohin çdo ditë në marketet, ku çmimet e produkteve janë vazhdimisht në rritje. Të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë rritje të inflacionit prej 4.3% në muajin nëntor, si dhe rritje të çmimeve me pakicë me 3.5%. Çmimet e larta dhe inflacioni ndikojnë drejtpërdrejt në buxhetet e familjes. Qytetarët kanë gjithnjë e më pak para, gjë që çon në varfëri gjithnjë e më të madhe”, shtoi opozita duke akuzuar qeverinë për politika të këqija.

“Politikat e këqija të Mickoskit ndikojnë në varfërinë e popullit. Qeveria në vend të gënjeshtrave dhe manipulimeve të fillojë të punojë në mbrojtjen e standardeve të qytetarëve dhe të pranojë propozimet e qëndrueshme të LSDM-së për uljen e çmimeve dhe rritjen e pagave”, shtuan nga LSDM.

E qeveria njoftoi se ka filluar zyrtarisht ndërtimi i fabrikës për bateri elektronike për automjete nga kompania belge “Avesta Battery and Energy Engineering” në zonën industriale ZZHTI Kërçovë.

Ky është investimi i tetë i huaj në vetëm gjashtë muaj të Qeverisë së VMRO-DPMNE-së.

Investimi është me vlerë prej 40 milionë euro, që do të hapë deri në 600 vende të reja pune dhe do të realizohet në disa faza investuese.

Duke pasur parasysh se gjatë gjashtë muajve të kaluara janë realizuar 7 investime të reja të huaja, si investimi i “Alcazar Energy” për ndërtimin e turbinave të erës në komunat Radovish, Shtip dhe Karbincë, me vlerë prej 500 milionë dollarë dhe 630 vende të reja pune, investimi i “Epsotech” për ndërtimin e një qendre kërkimore zhvillimore, qendër alerti me vlerë prej 20 milionë euro dhe 110 vende të reja pune, investim për prodhimin e frenave për mjetet hekurudhore nga kompania amerikane “Wabtec” me vlerë prej 35 milionë euro dhe mbi 100 vende të reja pune, investimi për prodhimin e baterive litium-jon nga kompania gjermane “BMZ Group” me vlerë prej 65 milionë euro dhe 700 vende të reja pune, investimi i “Brainchild” me vlerë prej 8.5 milionë euro dhe rreth 200 vende të reja pune, investimi i kompanisë gjermane “Kostal” me vlerë prej 50 milionë euro dhe 250 vende të reja pune, investimi i “AD Bau International” me vlerë prej 7 milionë euro dhe 200 vende të reja pune, investimi i “Avesta Battery and Energy Engineering” prej 40 milionë euro dhe 600 vende të reja pune është investimi i tetë i huaj i drejtpërdrejtë, duke rritur kështu numrin e vendeve të reja të punës me pothuajse 2800.

Këto investime kontribuojnë drejtpërdrejt në stimulimin e rritjes ekonomike të Maqedonisë, si dhe në zhvillimin ekonomik lokal.

Ndërtojmë politika që përmirësojnë standardin jetësor të qytetarëve.

Po e transformojmë Maqedoninë përpara dhe po krijojmë një të ardhme më të mirë dhe shpresë për të gjithë qytetarët.

Punojmë me përkushtim për përparimin ekonomik të shtetit dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Qeveria vazhdon të punojë në realizimin e projekteve dhe përmbushjen e premtimeve të dhëna para qytetarëve, me qëllim që vitin ta përfundojmë me mbi 1 miliard euro investime të huaja direkte. Flaka Media

The post LSDM: Çmimet rriten / standardi përkeqësohet, VMRO-DPMNE: Sollëm 8 investime të huaja appeared first on Flaka, në çdo lajm... .