RMV, deri më 28 prill do të mund të aplikohet për financimin e projekteve në kulturë
Ministria e Kulturës dhe Turizmit deri më 28 prill (15:30) do të pranojë aplikime në Konkursin për financimin e projekteve me interes nacional në kulturës me çka do të nxitet zhvillimi i industrive kreative në vitin 2025. Projektet duhet të realizohen deri më 31 nëntor të vitit 2025, transmeton Portalb.mk. “Për të mbështetur aktivitetet që […]


Ministria e Kulturës dhe Turizmit deri më 28 prill (15:30) do të pranojë aplikime në Konkursin për financimin e projekteve me interes nacional në kulturës me çka do të nxitet zhvillimi i industrive kreative në vitin 2025. Projektet duhet të realizohen deri më 31 nëntor të vitit 2025, transmeton Portalb.mk.
“Për të mbështetur aktivitetet që përfshijnë produksione kulturore ose artistike dhe lloje të tjera të produksioneve të bazuara në njohuri dhe aftësi, me qëllim të zhvillimit të dukshëm të turizmit, u shpall Konkurs për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë që do të nxisin zhvillimi ne industrive kreative në vitin 2025”, njoftoi Ministria.
Në Konkurs numërohen fushat ku do të financohen projektet, si arkitekturë, arte vizuale, film, dizajn, art, trashëgimi kulturore, turizëm kulturor, letërsi, modë, muzikë, arte skenike dhe forma tjera artistike digjitale.
Varësisht nga lloji i projekteve, vlera e projektet do të lëviz nga 100 mijë denarë deri 1.2 milionë denarë. Aplikuesit do të kenë mundësi të marrin pjesë vetëm me një aplikim, ndërsa materialet duhet t’i dërgojnë në Arkivin e Ministrisë së Kulturës.
“Ministria e Kulturës dhe Turizmit do të marrë pjesë në financimin e projektit me së paku 51% të mjeteve në shumën maksimale në denarë të përcaktuar sipas llojeve të projekteve nga Kreu I i këtij konkursi. Si përjashtim, nëse projekti merr të paktën 51 pikë kurse fondet e kërkuara janë më të ulëta se shuma prej 51% e mjeteve që duhet miratuar, Ministria e Kulturës dhe Turizmit rezervon të drejtën të marrë pjesë në financimin e projektit, por jo në një shumë më të madhe se shuma e kërkuar nga përfituesi”, thuhet në Konkurs.
Aplikime do të mund të bëjnë personat fizikë që janë shtetas të RMV-së, personat juridikë dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale.