Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë filluar të marrin më shumë kredi të gjelbra
Në Maqedoninë e Veriut në tremujorin e tretë të këtij viti ka pasur rritje të kredive të gjelbra, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. “Në fund të shtatorit të vitit 2024, rritja e kredive të gjelbra në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është 1,4 miliardë denarë ose 7,4%”, […]
Në Maqedoninë e Veriut në tremujorin e tretë të këtij viti ka pasur rritje të kredive të gjelbra, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.
“Në fund të shtatorit të vitit 2024, rritja e kredive të gjelbra në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është 1,4 miliardë denarë ose 7,4%”, raportoi Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut.
Banka raportoi që në tremujorin e tretë janë marrë 20.3 miliardë denarë kredi të gjelbra, apo 2.8 herë më shumë në krahasim me vitin 2019.
“Kreditë e gjelbra janë kredi të destinuara për projekte që mbështesin qëllime të qëndrueshme, mjedisore ose qëllime që kontribuojnë në tranzicionin e gjelbër në shoqëri, siç janë investimet në teknologji të reja mjedisore”, raportoi Banka.
Rreth 20 miliardë denarë janë marrë nga kompanitë, ndërsa 995 milionë denarë nga ekonomitë familjare.
Ndryshe, kreditë e përgjithshme, në bazë vjetore janë rritur për 9,2 %. Banka Popullore e RMV-së raportoi në muajin nëntor se qytetarët e Maqedonisë së Veriut më shumë marrin kredi konsumatore dhe për banim.