Qytetarët e Shkupit përmes një marshi protestues kërkuan luftë kundër ndotjes së ajrit
“Duam ajër të pastër”, “ajri ynë është helm, qeveria jonë është e shurdhër”, “e ardhmja nuk shihet nga smogu”. Me këto slogane qytetarët e Shkupit dolën për herë të dytë në marshim protestues kundër ndotjes së ajrit, transmeton Portalb.mk. Marshi filloi para Ministrisë së Mjedisit, kaloi nga Kuvendi dhe Qeveria dhe përfundoi para barakave të […]
“Duam ajër të pastër”, “ajri ynë është helm, qeveria jonë është e shurdhër”, “e ardhmja nuk shihet nga smogu”. Me këto slogane qytetarët e Shkupit dolën për herë të dytë në marshim protestues kundër ndotjes së ajrit, transmeton Portalb.mk.
Marshi filloi para Ministrisë së Mjedisit, kaloi nga Kuvendi dhe Qeveria dhe përfundoi para barakave të Qytetit të Shkupit.
Iniciativa është e “Qytetit të Gjelbër Human”, nga ku kanë dërguar katër kërkesa për luftimin e ndotjes së ajrit në Shkup.
“Kërkesa e parë është monitorimi i vazhdueshëm publik i objekteve industriale për të ditur saktësisht se kush dhe si ndot. Kërkesa e dytë ka të bëjë me ngrohjen ekologjike të objekteve si Klinika e Fëmijëve në Kozle, e cila ende ngrohet me naftë. Kërkesa e tretë është që të zgjidhet autocentrizmi në qytet, me prioritet transportin publik dhe biçikletat para veturave, dhe kërkesa e katërt është menaxhimi më i mirë i mbeturinave”, tha Borjan Jovanovski nga iniciativa “Qyteti i Gjelbër Human”.
QGjH kërkon nga Qeveria dhe komunat të marrin masa të menjëhershme dhe afatmesme për përballimin e ndotjes.
Ata kërkojnë nga Qeveria që të obligojë DPHM-në që të fillojë parashikimin e inversioneve të temperaturës në lugina, për të menaxhuar më mirë ndotjen e ajrit, si dhe të publikojë në një regjistër të personave juridikë dhe vendndodhjen e tyre që duhet të kenë leje pune të integruar B, e që nuk i posedojnë.
Nisma kërkon gjithashtu ndalimin e korsive të qarkullimit në bulevardet më të gjera se minimumi 3 metra, si dhe ndalimin e importit në vend të automjeteve të përdorura më të vjetra se 10 vjet dhe nën standardin EURO 5, si dhe importin e automjeteve të reja me standard minimal prej EURO 6.
“Kërkojmë që të hartohet një plan i regjimit të qarkullimit që do të aktivizohet sapo të tejkalohen vlerat kufitare të substancave ndotëse dhe nëse zgjat më shumë se 24 orë. Zbatimi duhet të përfshijë koordinim ndërmjet komunave (Qytetit të Shkupit, Manastirit, Tetovës dhe të tjera) dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Plani duhet të përfshijë detyrimisht uljen e çmimit të transportit publik në ditët me rritje alarmante ndotjeje”, thuhet në një nga kërkesat e nismës.
Kërkojnë edhe subvencionimin e sistemet fotovoltaike për familjet individuale, si dhe subvencionimin e fasadave energjetike të ndërtesave për banim individual.
Të gjitha kërkesat ndaj institucioneve mund t’i lexoni KËTU.
Kujtojmë se protesta paraprake për ajër të pastër u mbajt më 10 dhjetor.
Sipas raportit të UNICEF-it, në Maqedoninë e Veriut, vdekjet e të porsalindurve nga ndotja e ajrit janë 11,6 përqind ose 1 në 9 vdekje të fëmijëve nën moshën njëvjeçare.
Edhe Instituti i Shëndetit Publik që në fillim të vitit 2024 e publikoi raportin “Ndotja e ajrit në Republikën e Maqedonisë dhe rreziqet ndaj shëndetit”, sipas të cilit pothuajse 18 përqind e mortalitetit të përgjithshëm në Maqedoninë e Veriut mund t’i atribuohet ekspozimit ndaj përqendrimeve aktuale të grimcave PM-2.5.