U soll vendim, çmime të reja të derivateve të naftës në RMV
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka miratuar Vendim për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës për mesatarisht 0,77% në krahasim me vendimin e datës 20.02.2025, transmeton Portalb.mk. Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të bien për 1,00 den/litër. Për 0,50 den/litër do të bien çmimet me pakicë […]


Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka miratuar Vendim për uljen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës për mesatarisht 0,77% në krahasim me vendimin e datës 20.02.2025, transmeton Portalb.mk.
Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 do të bien për 1,00 den/litër.
Për 0,50 den/litër do të bien çmimet me pakicë të EURODIZEL (D-E V) dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1). Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS ulet për 0,012 den/kg dhe tani do të arrijë në 46,178 den/kg.
Nga data 25 shkurt 2025, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzina EUROSUPER BS – 95 79.00 (dena/litër)
Benzina EUROSUPER BS – 98 81.00 (den/litër)
EURODIESEL BS (D-E V) 73,50 (denarë/litër)
Vaji ekstra i lehtë 1 (EL-1) 73.00 (dena/litër)
Mazuti M-1 NS 46,178 (denarë/kilogram)