Qytetarët përgatiten për festën e Bajramit, ankohen se çmimet janë të larta

“Qytetarët po bëjnë përgtitjet e fundit për festën e Fitër Bajramit, tregu i Bit Pazarit është i mbushur me blerës, pavarësisht çmimeve të larta dhe të ardhurave të ulëta. Qytetarët thonë se do ta festojnë Bajramin me mundësitë që i kanë”. Qytetarët që i hasëm në tregun e Bit Pazarit thonë se zakonisht kur ka […]

Mars 30, 2025 - 01:00
 0  6
Qytetarët përgatiten për festën e Bajramit, ankohen se çmimet janë të larta
“Qytetarët po bëjnë përgtitjet e fundit për festën e Fitër Bajramit, tregu i Bit Pazarit është i mbushur me blerës, pavarësisht çmimeve të larta dhe të ardhurave të ulëta. Qytetarët thonë se do ta festojnë Bajramin me mundësitë që i kanë”.
Qytetarët që i hasëm në tregun e Bit Pazarit thonë se zakonisht kur ka festa në vend, shitësit rrisin çmimet e produkteve ushqimore në vend se ta bëjnë të kundërtë që tua lehtësojnë jetën sadopak.
“Shumë të larta janë çmimet,diku diku po, po mundohemi arrat e diçka kemi blerë për bajram”, shprehet qytetari.
“Të larta janë shumë çmimet por nuk na pyet kush jo,po dicka jemi përgaditur, krejt janë të larta nuk komentohet për një artikull por të gjitha janë të larta, rrogat janë të ulëta”, theksoi qytetari.
“Disa çmime janë të larta disa jo,po ka rritje para festës ,domatet janë më shtrejtë ka edhe sendje tjera shtrejt por mementalisht domatet ma shtrejt janë”, shprehet qytetari.
“Krejt shtrejt për bajram”, theksoi qytetari.
Shitësit nga ana tjetër thonë se në prag të festës së Bajramit frekuentimi i qytetarëve në treg është më i madh.
“Festa e bajramit është festa më e madhe për ne shqiptarët dhe ua uroj shqiptarëve ngado që janë. Këtë muaj të ramazanit kemi pasur punë”, u shpreh shitësi.
“Tash për shkak të festës së Bajramit  qytetarët blejnë më shumë në treg ,çmimet i kemi  disa të përshtatshme por edhe të larta janë. Çmimet varen prej importit jo nga ne shitësit”, theksoi shitësi.
Qytetarët thonë se pavarësisht masave të qeverisë për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore, nuk mund të përballojnë ato dhe standardin e lartë.