Toshkovski: Qendra për Trajnimin e pjesëtarëve të MPB-së është e rëndësishme për sistemin e sigurisë
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe ministri i Sportit, Borko Ristovski sot bënë një vizitë pune në Qendrën e Trajnimit të MPB-së, ku është duke u bërë një rikonstruksion gjithëpërfshirës i objekteve ekzistuese. Kjo qendër, siç bëri të ditur MPB, është një hallkë kyçe në sistemin e sigurisë, ku nëpunësit policorë të ardhshëm […]

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe ministri i Sportit, Borko Ristovski sot bënë një vizitë pune në Qendrën e Trajnimit të MPB-së, ku është duke u bërë një rikonstruksion gjithëpërfshirës i objekteve ekzistuese.
Kjo qendër, siç bëri të ditur MPB, është një hallkë kyçe në sistemin e sigurisë, ku nëpunësit policorë të ardhshëm trajnohen dhe përgatiten dhe pikërisht për këtë, investimi në infrastrukturën e saj është një investim në stabilitetin dhe sigurinë e vendit.