Qyteti i Shkupit nuk ka marrë para nga qeveria për asnjë projekt për të cilin ka aplikuar, janë refuzuar edhe komunat e Strumicës, Sarajt dhe Tearcës

Qyteti i Shkupit nuk ka marrë para nga Qeveria për asnjë nga 20 projektet me të cilat ka aplikuar në shpalljen për ndihmë të komunave për realizimin e projekteve infrastrukturore. Edhe projektet e komunës së Strumicës, Sarajit dhe Tearcës janë refuzuar për shkak se nuk i kanë plotësuar kushtet, transmeton Portalb.mk. Në shpalljen e Qeverisë […]

tetor 17, 2024 - 15:00
 0  9
Qyteti i Shkupit nuk ka marrë para nga qeveria për asnjë projekt për të cilin ka aplikuar, janë refuzuar edhe komunat e Strumicës, Sarajt dhe Tearcës
Danella Arsovska. Foto skrin shot nga video e Qytetit të Shkupit

Qyteti i Shkupit nuk ka marrë para nga Qeveria për asnjë nga 20 projektet me të cilat ka aplikuar në shpalljen për ndihmë të komunave për realizimin e projekteve infrastrukturore. Edhe projektet e komunës së Strumicës, Sarajit dhe Tearcës janë refuzuar për shkak se nuk i kanë plotësuar kushtet, transmeton Portalb.mk.

Në shpalljen e Qeverisë aplikuan 80 komuna me 357 projekte. Komisioni vlerësues i përbërë nga përfaqësues të gjashtë ministrive përkatëse vlerësoi se kushtet janë plotësuar nga 77 komuna dhe do të financohen 274 projekte. Vlera totale e projekteve është 65 milionë euro.

Përzgjedhja e projekteve kaloi ditën e djeshme në seancën e qeverisë dhe tashmë komunat do të marrin para nga buxheti i shtetit në faza gjatë zbatimit të projekteve.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, thotë se Qeveria e ka bërë zgjedhjen në bazë të projekt propozimeve të paraqitura nga gjashtë ministritë e linjës.

“Vlerësimi dhe përzgjedhja është bërë nga komisionet vlerësuese. Pothuajse të gjithë kryetarët e komunave kanë marrë para si nga qeveria ashtu edhe nga opozita. Komuna e Strumicës nuk ka marrë sepse ka aplikuar me një projekt që tashmë është tenderuar. As Qyteti i Shkupit nuk ka marrë para, kështu ka vendosur komisioni vlerësues dhe për momentin nuk kam më shumë detaje. Më së shumti mjete, gati 243 milionë denarë, do të marrë Komuna e Kumanovës, e cila pjesën më të madhe të ndihmës financiare do ta ndajë për projekte në fushën e infrastrukturës dhe planifikimit komunal. Komuna Qendër mori 90 milionë denarë për rindërtimin e sallës sportive ‘Rabotniçki’”, thotë Perinski.

Komunat do t’i marrin fondet në llogari të dedikuar, në faza sipas situatës së realizuar. E gjithë procedura do të monitorohet nga trupi koordinues, i cili përfshin përfaqësues nga të gjitha ministritë përkatëse, përmes të cilave do të financohen projektet e përzgjedhura.

Kujtojmë se kryeministri Hristijan Mickoski në fushatën parazgjedhore kishte premtuar marrjen e borxhit prej një vendi të huaj, duke e mbajtur të fshehur se për cilin shtet bëhet fjalë, që më vonë u zbulua se është Hungaria. Ai kishte paralajmëruar nismën e re për zhvillimin e komunave në vend duke siguruar 250 milionë euro.