Qyteti i Shkupit me kallëzim penal ndaj dy personave për krijim të deponisë dhe djegien e të njëjtës
Qyteti i Shkupit do të kallëzojë penalisht dy persona për krijimin dhe djegien e një deponie. Inspektorët e mjedisit jetësor të Qytetit të Shkupit kanë gjetur dhe evidentuar persona në procesin e hedhjes së sasive të mëdha të mbeturinave, krijimin e deponisë së egër në pronë private dhe djegien e tyre në territorin e komunës […]
Qyteti i Shkupit do të kallëzojë penalisht dy persona për krijimin dhe djegien e një deponie. Inspektorët e mjedisit jetësor të Qytetit të Shkupit kanë gjetur dhe evidentuar persona në procesin e hedhjes së sasive të mëdha të mbeturinave, krijimin e deponisë së egër në pronë private dhe djegien e tyre në territorin e komunës së Butelit, ku u gjet një sasi e madhe mbeturinash prej metali, plastike dhe ndërtimi, transmeton Portalb.mk.
Qyteti i Shkupit për vepër penale të kryer nga personat S.M banues në komunën e Butelit dhe M.D. shtetasi i Kosovës në pajtim me nenin 218 të Kodit Penal do të paraqesë kallëzim penal për shkaktim të dëmtimit të konsiderueshëm të cilësisë së ajrit, ujit dhe tokës, gjegjësisht rrezik për jetën dhe shëndetin e njerëzve, vepër e dënueshme me burgim nga katër deri në dhjetë vjet.
“Në territorin e Shkupit janë gjithsej 14 institucione që kanë kompetencë dhe obligim të veprojnë në situata të tilla. Por, deri më tani po reagon vetëm qyteti i Shkupit, ndërsa të tjerët nuk po veprojnë, edhe pse e kanë obligim ligjor ta bëjnë të njëjtën gjë. Gjatë fundjavës, inspektorët e mjedisit jetësor të qytetit të Shkupit dhe inspektorët komunalë kanë sanksionuar me gjobë mbi 20 autorë”, thonë nga Qyteti i Shkupit.
Qyteti i Shkupit këtë vit ka ngritur disa kallëzime penale për hedhje të mbeturinave të rrezikshme dhe rrezikim të mjedisit jetësor, për përgjegjësi penale ndaj autorëve të kapur duke hedhur mbeturina të rrezikshme, llamarina dhe mbeturina të tjera ndërtimore, siç është rasti në komunën e Butelit, ku persona të kapur hidhnin disa tonë mbeturina, përfshirë ato të rrezikshme kancerogjene në brezin e gjelbër, me të cilat qyteti shpërfytyrohet dhe rrezikon jetën dhe shëndetin e banorëve të Shkupit.
“Apelojmë nga Qeveria që t’i qaset seriozisht këtij problemi, t’i përgjigjet raporteve të qytetit të Shkupit për kontroll më aktual të hedhjes së paligjshme të mbeturinave në të gjithë qytetin, e cila është e dënueshme sipas kodit penal të Republikës së Maqedonisë, por edhe të angazhohen në të njëjtën kohë institucionet tjera kompetente që të fillojnë të veprojnë për zbulimin dhe sanksionimin e autorëve”, shtojnë nga Qyteti i Shkupit.