Rama: Detyra jonë të ngremë zërin kur vërejmë abuzime me pavarësinë
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar pak momente më parë se të enjten do të komunikojë sërish “live” me qytetarët në faqen e tij zyrtare në Facebook. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se diskutimi për të garantuar pavarësinë e drejtësisë nga pushteti politik dhe njëkohësisht për të ngritur zërin kur ka abuzime me […]
![Rama: Detyra jonë të ngremë zërin kur vërejmë abuzime me pavarësinë](https://opinion.al/wp-content/uploads/2025/01/edi-rama-3-433x300-1.jpeg)
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar pak momente më parë se të enjten do të komunikojë sërish “live” me qytetarët në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se diskutimi për të garantuar pavarësinë e drejtësisë nga pushteti politik dhe njëkohësisht për të ngritur zërin kur ka abuzime me pavarësinë në dëm të standardeve demokratike duhet të vijojë.
Postimi i plotë:
Nesër përsëri në mëngjes, sy m’sy për një diskutim që duhet të vazhdojë, për detyrën tonë për të garantuar pavarësinë e drejtësisë nga pushteti politik dhe njëkohësisht për të ngritur zërin, kur vërejmë abuzime me pavarësinë në dëm të standardeve demokratike.
Shqipëria 2030 duhet e do të jetë në Bashkimin Europian edhe për një drejtësi të pavarur, që garanton standardet demokratike dhe respekton ndarjen kushtetuese të pushteteve.