Rama: “Fshati Olimpik” i nevojshëm edhe pa Lojërat Mesdhetare

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se kryeqyteti ka pasur nevojë për një “Fshat Olimpik” edhe pa organizimin e Lojërave Mesdhetare, të cilat do të mbahen në vitin 2030. Në “Debat Plus”, Rama theksoi se puna për përgatitjet e LojëraveMesdhetare nuk është ndalur që nga momenti kur Prishtina u zgjodh nikoqire. “Nuk i kemi […]

tetor 2, 2024 - 03:00
 0  4
Rama: “Fshati Olimpik” i nevojshëm edhe pa Lojërat Mesdhetare
rama:-“fshati-olimpik”-i-nevojshem-edhe-pa-lojerat-mesdhetare

rama:-“fshati-olimpik”-i-nevojshem-edhe-pa-lojerat-mesdhetare

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se kryeqyteti ka pasur nevojë për një “Fshat Olimpik” edhe pa organizimin e Lojërave Mesdhetare, të cilat do të mbahen në vitin 2030.

Në “Debat Plus”, Rama theksoi se puna për përgatitjet e LojëraveMesdhetare nuk është ndalur që nga momenti kur Prishtina u zgjodh nikoqire.

“Nuk i kemi më në problem organizmin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. Dhe vazhdojmë me proces. Ne nuk jemi ndal fare që nga momenti kur Prishtina është zgjedhur si nikoqire e Lojërave Mesdhetare. Kemi punuar me një zell të madh për planifikim të kampusit sportiv, i cili faktikisht i duhet kryeqytetit dhe iu ka dashur edhe pa lojërat mesdhetare.

Procesi i analizës, projektit dhe zhvillimit të kampusit sportiv, i emëruar si “fshati Olimpik” i është dashur kryeqytetit me apo pa Lojërat Mesdhetare”, ka thënë Rama.