Kurti flet me kongresistin Crow për diasporën në ShBA, e fton atë ta vizitojë Kosovën
Në margjina të Forumit të Varshavës për Siguri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kongresistin amerikan, Jason Crow. Zyra e Kryeministrit njoftoi se ata bashkëbiseduan rreth rolit të diasporës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri Kurti gjithashtu e ka ftuar kongresistin Crow që ta vizitojë Kosovën. “Kryeministri Kurti e njohu kongresistin me […]
Në margjina të Forumit të Varshavës për Siguri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kongresistin amerikan, Jason Crow.
Zyra e Kryeministrit njoftoi se ata bashkëbiseduan rreth rolit të diasporës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri Kurti gjithashtu e ka ftuar kongresistin Crow që ta vizitojë Kosovën.
“Kryeministri Kurti e njohu kongresistin me vizitën më të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe takimet produktive e të frytshme të mbajtura atje. Ai e falënderoi kongresistin për përkrahjen e vazhdueshme dhe advokimin e zëshëm të tij për Kosovën dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
“Bashkëbiseduan edhe rreth rolit të diasporës sonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si një urë e fuqishme lidhëse mes dy shteteve tona, por edhe si kontribuuese e rëndësishme në jetën shoqërore amerikane. Kryeministri Kurti e ftoi kongresistin Crow që ta vizitojë Kosovën, duke shprehur se është i mirëseardhur në vendin tonë”, thuhet tutje në komunikatë.