Rama në Romë për prezantimin e “Giro d’Italia”: Privilegj i madh dhe një eksperiencë unike

Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet në Romë, ku ka marrë pjesë në prezantimin e eventit “Giro d’Italia” që do të mbahet këtë vit në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se është privilegj dhe një eksperiencë fantastike për Shqipërinë që të presë “Giro d’Italia”. Edi Rama: Është një privilegj i madh të jesh […]

Jan 14, 2025 - 01:00
 0  5
Rama në Romë për prezantimin e “Giro d’Italia”: Privilegj i madh dhe një eksperiencë unike

Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet në Romë, ku ka marrë pjesë në prezantimin e eventit “Giro d’Italia” që do të mbahet këtë vit në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Rama ka thënë se është privilegj dhe një eksperiencë fantastike për Shqipërinë që të presë “Giro d’Italia”.

Edi Rama: Është një privilegj i madh të jesh këtu për një eksperiencë unike. Është e vështirë të bëja një marrëveshje me Presidentin Kajro, por më në fund ja dolëm. Unë ndihem këtu i veçantë sepse jam i vetmi që di të ngas biçikletën dhe jo mjetet e tjera. Kur Shqipëria ishte e mbyllur, e vetmja mënyrë për t’u lidhur me botën tjetër ishte radioja. Ishte një kohë tjetër, një ajër ndryshe, eksperienca e asaj kohe. Sporti italian për ne ishte një mënyrë për të ëndërruar që na tregonte se pas detit ka një tjetër jetë, e ndryshme nga ajo që jetonim në një Shqipëri të mbyllur. Kjo ishte si një përrallë, gjëra që i kam jetuar vetë. Jam shumë i nderuar dhe i vlerësuar.

I pranishëm në prezantim ka qenë edhe ministri i Jashtëm i Italisë, Tajani i cili është shprehur se ky event nuk është vetëm në garë, por edhe një instrument që tregon mbështetjen për Shqipërinë.

Tajani, ministri i Jashtëm i Italisë: “Giro d’Italia”, mbështetje e madhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe si një strategji për të treguar mbështetjen e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e unionit. Kjo garë që niset nga Shqipëria nuk është vetëm një garë, por edhe një instrument politik që tregon mbështetjen për Shqipërinë.

Tre etapat e para të garës së njohur çiklistike “Giro d’Italia” do të zhvillohen në Shqipëri nga data 9 deri më 11 Maj në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Gjatë garës do të jenë të pranishëm rreth 3 mijë sportistë të mbështetur nga stafet e tyre./tvklan.al