Gjekmarkaj takime në Mirditë: PD po riorganizohet fuqishëm për betejat që na presin

Drejtuesi politik i PD i qarkut të Lezhës, Agron Gjekmarkaj zhvilloi një takim me qytetarët mirditorë këtë 29 nëntor. Ai ishte i shoqëruar nga kryetari i PD në Mirditë, Aleksandër Lala, si dhe kryetari i Bashkisë, Albert Mëlyshi, ndërsa të pranishëm ishin demokratë të Fanit dhe Kthellës. Gjatë diskutimit ai theksoi se PD po riorganizohet […]

Nëntor 29, 2024 - 18:00
 0  8
Gjekmarkaj takime në Mirditë: PD po riorganizohet fuqishëm për betejat që na presin

Drejtuesi politik i PD i qarkut të Lezhës, Agron Gjekmarkaj zhvilloi një takim me qytetarët mirditorë këtë 29 nëntor.

Ai ishte i shoqëruar nga kryetari i PD në Mirditë, Aleksandër Lala, si dhe kryetari i Bashkisë, Albert Mëlyshi, ndërsa të pranishëm ishin demokratë të Fanit dhe Kthellës.

Gjatë diskutimit ai theksoi se PD po riorganizohet fuqishëm për betejat që i presin.

“Ndonëse një ditë e ftohtë, dëshira e mirditorve për ndryshim jep shpresë!

Sot së bashku me Kryetarin e PD në Mirditë z. Aleksandër Lala, Kryetarin e Bashkisë, z. Albert Mëlyshi, me demokratë e banorë të Fanit dhe Kthellës, diskutuam për hallet dhe problemet e këtyrë zonave të lënë të mëshirë të fatit nga rilindja.

Energjia elektrike ndërpritet me orë të tëra pas çdo stuhie. Mungesa e ujit të pijshëm, asistencë e hequr për të semurë e paraplegjikë, sherbimi i munguar shendetësor 24 orë, ku para dy muajsh për një gjilpërë të munguar humbi jeten një nënë, janë fakte shqetësuese.

Po kaq probleme në fushën e arsimit,në asfiksi, e shumë tema të tjera si rruget që mungojnë, duke e privuar Mirditën nga turizmi elitar. Për pushtetin lokal që populli i Mirditës ja besoi PD por i prerë në besë nga Rama i cili i bllokon çdo projekt e investim duke trajtuar popullin mirdtitor si armik politik.

PD po riorganozohet fuqishëm për betejat që na presin, arritja e Qeverise Teknike për zgjedhje të lira e të ndershme, ndalimi i shpopullimit, përballje me korrupsionin e krimin e organizuar dhe program ekonomik që nxjerr Mirditën, Lezhën e Kurbinin e bashkë me to gjithë vendin nga tranzicioni, janë qëllimi dhe objektivi ynë të cilin do ta arrijmë me çdo kusht. Fitore”, shkruan Gjekmarkaj.