Rama-vajzave në Kamëz: Të dashurve tuaj duhet t’i vini kusht, të mos votojnë për kënetën
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Kamëz, të cilëve u kërkon votën për të anëtarësuar Shqipërinë në BE në vitin 2030, nëse PS arrin ta marrë mandatin e pestë në zgjedhjet e vitit 2029. Edhe pse nuk foli për programin që PS mund të ketë për mandatin e katërt, Rama […]

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Kamëz, të cilëve u kërkon votën për të anëtarësuar Shqipërinë në BE në vitin 2030, nëse PS arrin ta marrë mandatin e pestë në zgjedhjet e vitit 2029.
Edhe pse nuk foli për programin që PS mund të ketë për mandatin e katërt, Rama u tha vajzave që të mos lejojnë të dashurit që të votojnë për PD.
“Të gjitha ato gocat që kanë të dashur që janë me bindje të tjera, duhet t’i vini kusht: dëgjo, ti më pëlqen mua, unë të dua ty me status të barabartë me çdo lloj të huaji se ndryshe… të dua qytetar europian jo vetëm kamzali, kështu që pres prej teje të vish me mua dhe të votosh si mua. Po! Po si more le të jetë i bukur, i zgjuar sa të dojë, po a mund të rrihet me një çun që hudhet në kënetë më 11 maj? Ç’e do?! Se është çështje karakteri kjo! Por përtej shakasë që është më shumë se gjysma e së vërtetës, unë besoj se ju do ta bëni Kamzën që të shkëlqejë”, tha Rama.