Rasti “Fortesa”: Jankulloska u lirua nga akuza, Grujevski, Boshkovski dhe Jakimovski u dënuan me burg

Goran Grujevski, Toni Jakimovski, Nikolla Boshkovski dhe Valentina Simonovska janë fajtorë për rastin “Fortesa” që ka të bëjë me shkatërrimin e pajisjeve përgjuese. Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska është liruar nga akuza. Kështu ka vendosur sot Gjykata Penale e Shkupit, transmeton Portalb.mk. Sipas aktgjykimit, ish-shefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujevski, i cili […]

Jan 13, 2025 - 14:00
 0  3
Rasti “Fortesa”: Jankulloska u lirua nga akuza, Grujevski, Boshkovski dhe Jakimovski u dënuan me burg
Ish-ministrja e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Gordana Jankulloska. Foto nga MPB (Arkiv)

Goran Grujevski, Toni Jakimovski, Nikolla Boshkovski dhe Valentina Simonovska janë fajtorë për rastin “Fortesa” që ka të bëjë me shkatërrimin e pajisjeve përgjuese. Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska është liruar nga akuza. Kështu ka vendosur sot Gjykata Penale e Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Sipas aktgjykimit, ish-shefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujevski, i cili është në arrati, është dënuar me 14 vjet e gjashtë muaj burg për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe për falsifikim të dokumentit zyrtar. Për veprat e njëjta me 9 vjet e 10 muaj burg është dënuar edhe Nikolla Boshkovski, punonjës i DSK-së, i cili po ashtu është në arrati.

Gjyqtari Ilija Trpkov e dënoi me tre vjet burg Toni Jakimovskin, shefin e kabinetit të ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov.

Valentina Simonovska u dënua me dy vjet burgim me kusht. I njëjti nuk do të zbatohet nëse i akuzuari nuk kryen një vepër tjetër brenda pesë viteve.

Sipas gjyqtarit Trpkov, Jankulloska nuk ka marrë pjesë në shkatërrimin e pajisjeve së bashku me të akuzuarit e tjerë.

“E akuzuara Jankulloska lirohet nga akuza sepse prokurori publik nuk ka dëshmuar përtej dyshimit të arsyeshëm se e akuzuara e ka kryer veprën për të cilën akuzohet”, tha gjyqtari Trpkov.

Gjyqtari vendosi që Grujevski, Jakimovski dhe Boshkovski në afat prej tre muajsh ta kompensojnë dëmin e bërë në shumë prej 87.422.668 denarë.

Grujevski dhe kolegu i tij Nikolla Boshkovski në qershor të vitit 2017 u arrestisën nga Maqedonia në Greqi pasi u akuzuan në procesin gjyqësor “Target Fortesa”, i lidhur me përgjimin ilegal masiv.

Grujevski dhe Boshkovski u arrestuan më 18 tetor të vitit 2017 në aeroportin në Selanik me pasaporta të rejshme bullgare, nën emrat Nexhbi Hasani dhe Hristo Atanasov.

Në “Target – Fortesa”, krahas dy të arratisurve, të akuzuar janë edhe Gordana JankulloskaToni JakimovskiNadica Nikoliq dhe punonjës tjerë në DSK të cilët e kanë kryer përgjimin nga viti 2009 deri më vitin 2015.