Rasti i vrasjes së Bedri Rexhepit, Apeli vërteton burgimin e përjetshëm për Jeton dhe Nexhat Vllasaliun

Gjykata e Apelit e Kosovës ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Jeton Vllasaliut dhe Nexhat Vllasaliut për vrasjen e rëndë të biznesmenit Bedri Rexhepi, duke refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtjes. Apeli ka lënë në fuqi aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë të 28 majit 2025, me të cilin dy të akuzuarit

Prill 3, 2026 - 17:30
Rasti i vrasjes së Bedri Rexhepit, Apeli vërteton burgimin e përjetshëm për Jeton dhe Nexhat Vllasaliun
rasti-i-vrasjes-se-bedri-rexhepit,-apeli-verteton-burgimin-e-perjetshem-per-jeton-dhe-nexhat-vllasaliun

rasti-i-vrasjes-se-bedri-rexhepit,-apeli-verteton-burgimin-e-perjetshem-per-jeton-dhe-nexhat-vllasaliun

Gjykata e Apelit e Kosovës ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Jeton Vllasaliut dhe Nexhat Vllasaliut për vrasjen e rëndë të biznesmenit Bedri Rexhepi, duke refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtjes.

Apeli ka lënë në fuqi aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë të 28 majit 2025, me të cilin dy të akuzuarit ishin shpallur fajtorë dhe dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Dëmtim i varreve apo kufomave”, të kryera në bashkëkryerje.

Në nëntor 2025, Gjykata e Apelit kishte shqyrtuar ankesat e mbrojtjes së Jeton dhe Nexhat Vllasaliut, me kërkesë për ndryshim ose rigjykim të rastit, ndërsa pala e dëmtuar kërkoi lënien në fuqi të dënimit me burgim të përjetshëm për vrasjen e Bedri Rexhepit.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 28 maj 2025 ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Jeton dhe Nexhat Vllasaliut, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas vendimit, kolegji gjykues ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë nuk ka bërë shkelje esenciale të procedurës penale dhe se ka vërtetuar në mënyrë të plotë dhe të drejtë gjendjen faktike, duke u mbështetur në prova personale dhe materiale.

Gjykata e Apelit ka vlerësuar se dënimi me burgim të përjetshëm është i drejtë dhe i domosdoshëm, duke theksuar se me këtë masë arrihet qëllimi i ndëshkimit, përfshirë parandalimin e veprave penale dhe forcimin e respektimit të ligjit.

Në këtë mënyrë, vendimi ndaj Jeton dhe Nexhat Vllasaliut për rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit bëhet përfundimtar në shkallë të dytë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Jeton dhe Nexhat Vllasaliu ngarkohen me veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1.6 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në aktakuzë thuhet se prej periudhës 9 janar 2021 deri më 8 prill 2021, të pandehurit Vllasaliu në bashkëkryerjeje pas marrëveshjes paraprake, kishin filluar planifikimin për të privuar nga jeta të dëmtuarin Bedri Rexhepi, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore.