Rasti “Lotaria Shtetërore”, arrestohet edhe një i dyshuar !
Policia Financiare po zhvillon një operacion për kapjen e një tjetër personi të dyshuar për lidhje me rastin “Lotaria Shtetërore”. Autoritetet kanë bërë të ditur se do të publikojnë detaje pasi hetimet për këtë person të dorëzohen në Prokurori. Në seancën e Kuvendit, për pyetje të deputetëve, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçovska, konfirmoi se […]
Policia Financiare po zhvillon një operacion për kapjen e një tjetër personi të dyshuar për lidhje me rastin “Lotaria Shtetërore”.
Autoritetet kanë bërë të ditur se do të publikojnë detaje pasi hetimet për këtë person të dorëzohen në Prokurori.
Në seancën e Kuvendit, për pyetje të deputetëve, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçovska, konfirmoi se personi i ndaluar është i akuzuar për keqpërdorim të buxhetit.
Ndërkohë, kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se ka marrë informacione të reja gjatë seancës.
Ai theksoi se lista e personave të arrestuar për keqpërdorimet në Lotari po zgjerohet dhe se individë të tjerë janë identifikuar dhe do të përballen me drejtësinë, përfshirë paraqitjen e tyre para prokurorit dhe gjyqtarit.