Reagojnë familjarët e Xheneta Fetahut: Na lejoni ta largojmë nga Big Brother
Pas ngjarjeve të fundit në Big Brother VIP Kosova 3 kanë reaguar menjëherë familjarët e konkurrentes Xheneta Fetahu. Në një postim në rrjete sociale, ata u shprehën thellësisht të shqetësuar për situatën e krijuar. Bëjnë me dije po ashtu se dëshirojnë ta largojnë modelen nga ky format, pasi që BBVK po mundohet ta poshtërojë para […]
Pas ngjarjeve të fundit në Big Brother VIP Kosova 3 kanë reaguar menjëherë familjarët e konkurrentes Xheneta Fetahu.
Në një postim në rrjete sociale, ata u shprehën thellësisht të shqetësuar për situatën e krijuar.
Bëjnë me dije po ashtu se dëshirojnë ta largojnë modelen nga ky format, pasi që BBVK po mundohet ta poshtërojë para gjithë shqiptarëve.
Reagimi i plotë:
“Ne si familje ndihemi thellësisht të shqetësuar për situatën e ndodhur gjatë Prime’t të sotëm, ku vajza jonë Xheneta u sulmua nga produksioni dhe moderatorët të cilët më shumë janë në rolin e opinionistëve se sa në drejtimin (udhëheqjen) e emisionit e që si disa herë tjera tabelë qitje e përdorën Xhenetën.
Gjuha e Alaudinit dhe qasja e tij ndaj një vajze janë të patolerueshme në çdo mënyrë.
Në asnjë formë nuk e pranojmë as gjuhën e Xhenetës në drejtimin e banorëve tjerë, por që nuk është vetëm ajo që shprehet në atë mënyrë, klipet tjera të cilat shpërndahen në rrjete sociale i shfaqin edhe banorët tjerë me të njëjtën gjuhë e mos edhe më të degraduar, video të cilat do ti postojmë në storiet e radhës e që produksioni nuk i shfaq asnjëherë.
Por, në rast se Big Brother është një lojë në të cilën duhet të luash e të përdorësh strategji për të triumfuar ndaj banorëve tjerë, atëherë Xheneta ka zgjedhur ndoshta lojën e gabuar, por jo ndryshe nga të tjerët.
Në rast se nuk ju pëlqen e nuk e dëshironi brenda asaj shtëpie të cilën vendosni ju, atëherë për hir të publikut më mirë na lejoni të largojmë nga ky format se sa të poshtëroni në këtë formë e ta ulni figurën e një vajze para miliona shqiptarëve për interesa të klikimeve sepse shihet se e vetmja që bënë lojë në atë shtëpi është ajo.