Reagon Adriana Matoshi për ushqimin në FSK: Është një përpjekje për të dezinformuar popullin…
Tema e ushqimit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë ka ngjallur reagime të shumta në internet. Të martën, Ministria e Mbrojtjes doli me një reagim ku ka sqaruar se ushqimi për ushtarët mbetet i njëjti siç ishte, veçse kuzhinierët janë huazuar nga Qendra e Studentëve dhe Shërbimi Korrektues. Një reagim në lidhje me këtë së […]
Tema e ushqimit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë ka ngjallur reagime të shumta në internet.
Të martën, Ministria e Mbrojtjes doli me një reagim ku ka sqaruar se ushqimi për ushtarët mbetet i njëjti siç ishte, veçse kuzhinierët janë huazuar nga Qendra e Studentëve dhe Shërbimi Korrektues.
Një reagim në lidhje me këtë së fundmi e ka bërë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi.
Postimi i plotë në Instagram (pa ndërhyrje):
“Asnjëherë s’ka me kalu rrena përballë të vërtetës.
Krejt çka po thonë për ushqimin në FSK është veç një tjetër përpjekje për me dezinformu popullin. Ushqimi është i mirë e aty punojnë njerëz të ndershëm e ushtarë që jetojnë me këtë realitet çdo ditë.
Po çka i bën këto rrena të kota është fakti që gjithkush që është aty e din të vërtetën.
Populli duhet të dijë që e vërteta gjithmonë del në shesh, se rrenat s’kanë kurrë fuqi me mbajtë gjatë”.