Forumi “Komuniteti i angazhuar për rezistencën ndaj korrupsionit” do të mbahet më 16 tetor në Shkup
Komuniteti i Përfshirë për Rezistencën ndaj Korrupsionit, Fondacioni Metamorfozis, Koalicioni Rural dhe Qendra për Inovacione Sociale Blink 42-21 organizojnë forumin tematik “Komuniteti i përfshirë për rezistencën ndaj korrupsionit” më 16 tetor, transmeton Portalb.mk. Ngjarja do të zhvillohet në gjuhën maqedonase me praninë e 40 pjesëmarrësve në Qendrën për burime qytetare (Shkup) dhe me transmetim të […]
Komuniteti i Përfshirë për Rezistencën ndaj Korrupsionit, Fondacioni Metamorfozis, Koalicioni Rural dhe Qendra për Inovacione Sociale Blink 42-21 organizojnë forumin tematik “Komuniteti i përfshirë për rezistencën ndaj korrupsionit” më 16 tetor, transmeton Portalb.mk.
Ngjarja do të zhvillohet në gjuhën maqedonase me praninë e 40 pjesëmarrësve në Qendrën për burime qytetare (Shkup) dhe me transmetim të drejtpërdrejtë përmes faqes në Facebook të Fondacionit Metamorfozis.
Në forum do të prezantohen rezultatet e Indeksit të Hapjes së Pushtetit Lokal për vitin 2024 dhe do të diskutohen praktikat e mira dhe sfidat për qeverisjen lokale më transparente.
Gjithashtu, do të diskutohen përfitimet e teknologjive digjitale në rritjen e transparencës së vetëqeverisjes lokale dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse në nivel lokal, përmes mjetit digjital mBashkësia.
Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në event duhet të regjistrohen këtë link.
Më tepër informacione rreth forumit gjeni këtu.